Ish presidenti Topi në Repolitix e shikon kodin e ri elektoral në dorë të dy kasapëve (Rama dhe Berisha).
'Unë bëj interpretim me shqetësimin se kështu do shkojë historia e formacionit të djathtë në Shqipëri. Mos mendo se opozita duhet të jetë anti PS. Në rast se interpretohet në këtë mënyrë jemi në primitivizëm. Se e ke liderin historik. Por ne themi një opozitë që të marrë në dorë të ardhmen normale të këtij vendi. Unë nuk merrem fare me emra. E kam merak që të mos drejtoj gishtin tek dikush. Në rast se funksionojnë normal partitë politike funksionojnë normal institucionet e shtetit.
Kur ke një kod që nuk jep shans që partitë të mos dalin nga kriza, ja jep në dorë dy kasapëve elektoralë, të bëjnë kodin e ri elektoral. E kemi provuar në 2013. Ata që kanë bërë krimin elektoral, ata merren për të shëndetësuar kodin elektoral. Ky lloj sistemi, kur përmend 2008, jam marrë me shkencë, jam skrupuloz për të ngrejtur një metodë për të analizuar diçka. 2008 solli një pushtet të pakufijshëm të kryeministrit. I kthen partitë në kazerma të një gjenerali që është kryetar i partisë. Në parlament, ka funksionuar komision bipartizan. Kur e panë që po binte në duart e të tjerëve, nga komision i posaçëm e futi në Komision të ligjeve.'
Më tej Topi e shikon më të fuqishëm kryeministrin edhe në diasporë ku strukturat e PS-së janë më të fuqishme se të PD-së.
'Kryeministri ka epërsi në hartimin e strategjisë elektoralen ndaj opozitës. Është një hap përpara. Sot u diskutua për votën e emigrantëve. Rezervuari i votave sot nëse do mendohet është në Itali, ku jetojnë gati 800 mijë shqiptarë, në Greqi ku jetojnë 650 mijë. Në Angli, në SHBA. Këtu merr epërsi partia politike që është më e organizuar në strukturë. Kush i ka strukturat më të forta në Athinë, Berlin, Milano? Një parti e bërë copë copë nuk ka shanse të jetë e organizuar atje kur është copë copë. E tregoi takimi elektoral i kryeministrit atje. Mos mendoni se këto do jenë vota sporadike. E gjithë vëmendja e PS dhe kryeministrit do shkojë tek rezervuari i votave në diasporë. Shoh një diferencë mes partive politike.'
Lajmi kryesor:
'Demokracia lëngon', Bamir Topi përjashton mundësinë e rikthimit në politikë: Nuk futem në një fushë ku topin e merr ai që nuk është pjesë e lojës
G.K//ReportTv.al