Dy vatra zjarri brenda pak orësh, digjen disa hektarë në 'Kodrën e locëve' në Fushë Krujë, flakët përfshijnë masivin pyjor në Lezhë

13 Korrik 2020, 19:48| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 22:05

  • Share

Një sipërfaqe e madhe e mbuluar me pemë e shkurre është përfshirë nga flakët në vendin e quajtur "Kodra e locëve" në Fushë Krujë. Zjarri është përhapur dhe ka djegur disa hektarë tokë dhe i është afruar banesave.

Ende nuk dihen shkaqet, por era ka favorizuar që zjarri të përparojë në mënyrë të ndjeshme në vendin e quajtur "Kodra e locëve" që ndodhet në dalje të Fushë Krujës.

Një zjarr tjetër  i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Prull të Lezhës. Flakët janë konstatuar në orët e drekës dhe të favorizua nga era janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të  konsiderueshme. Për shkak të terrenit është e pamundur ndërhyrje e zjarrfikësve. Aktualisht ne terren janë vetëm punonjësit e shërbimit pyjor të cilët po ndërhynë me mjete rrethanore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?