Ekspert i Partisë Demokratike për shëndetësinë, Gazmend Koduzi tha se problemi i Shqipërisë është Rama. Koduzit u shpreh se në 8 vjet Rama e ka lënë në baltë vendin dhe se ka dështuar edhe me pandeminë, dhe sipas tij të vijosh të lësh menaxhimin e pandemisë në duart e Ramës do të sjellë mijëra vdekje të reja në vitin që vjen.
Deklarata e plotë e Gazment Koduzi
Korona është një epidemi globale. Ajo ka prekur të gjitha vendet e botës. Ka prekur miliona njerëz në mbarë globin. Por pa dyshim e rëndësishme mbetet si menaxhohet ajo.
Nëse spitalet janë të përgatitura për këtë.Nëse merr masat e duhura për ta përballuar.
Nëse u jep mjekëve dhe infermiereve mjetet e duhura për ta menaxhuar. Per fat të keq të gjithë e kemi parë dhe shumë të tjerë e kanë provuar në kurrizin e tyre se qeveria e Ramës nuk ka patur asnjë plan dhe nuk ka bërë asgjë. Teston shume pak dhe jemi te fundit ne rajon. As ndihmë mjekësore të mjaftueshme. As fonde të mjaftueshme duke qene te fundit ne rajon ne financimin e shendetesise. As hapësirën e duhur spitalore, ambulancat dhe personelin mjekësor. As ndihmë të mjaftueshme për blerjen e ilaçeve.
Problemi i Shqipërisë është Rama.Për 8 vjet Rama e ka munduar Shqipërinë dhe e ka lënë në baltë në çdo drejtim. Në ekonomi, në politikën e jashtme, në emigracion. Edhe në shëndetësi.
Spitalet tona po dështojnë në trajtimin e pacienteve sepse Rama nuk ka investuar në sistemin shëndetësor dhe në spitale, ndërsa rreth 900 mjekë janë larguar për 8 vjet. Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për ilaçe te cilat kushtojnë shumë dhe nje pjese nuk ka mundesi ti bleje pasi cmimet janë shumë të shtrenjta.
Që në fillimet e pandemisë Lulzim Basha ka prezantuar një plan që duhej zbatuar. Po asgjë nuk është bërë. As me shëndetësinë, as me ekonominë. Ku është Rama? Shkalla e vdekshmërisë në Shqipëri është rritur me 73% krahasuar me vjet. Pakujdesia e madhe e qeverisë së Ramës në trajtimin e pandemisë tani është qartë për të gjithë. Dhe përpjekjet për ta fshehur këtë dështim gjigand janë të papërgjegjshme dhe të rënda.
Sot, ne jemi prane të gjitha familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe u shprehim atyre ngushëllimet më të sinqerta. Për fat të keq, ajo që kemi humbur nuk mund të kthehet më. Ta lësh menaxhimin e pandemisë në duart e Ramës dhe të qeverisjes së tij të dështuar do të sjellë mijëra vdekje të reja në vitin që vjen. Rama dhe qeveria e tij nuk mund të vazhdojnë ta menaxhojnë këtë krizë, sepse ata kanë dështuar në gjithçka që kanë bërë këto 8 vjet.
Ketij Koduzit i mungon vetem uniforma e zeze e oficerit te Gestapos dhe nje kryq i thyer ne gjoks dhe nuk do te dallonte fare nga nje oficer SS i Gestapos, nga shpirti i zi dhe helmi qe nxjerr cdo dite ne ekrane. Ky vetem mjek nuk mund te jete. Mjekesia ka bere ndryshime te medha o Gestapo , i sheh vete populli cfare niveli kane spitalet sot, cfare aparaturash kane sot spitalet, kurse ju e late mjeksine me paisjet e kohes hoxhes dhe ne dore te elektroautit Nard Ndoka. Prandaj mbylle gojen mor SS nazist , shpirtzi , mjeran, je bere si Tabakhonja syneperke e shqupit.
PërgjigjuKoduzi paska mare persiper shendetesine ???boboooonje mjek qe meret me politike eshte i deshtuar ne profesjon i deshtuar ne familje por edhe ne shoqeri .... pra ky tip mjeko-politikan do te na udheheq ???? Po pika te na bjere ne se ne duart e kujt do te bihem ne qofte per politik dhe aq me pak per doktor !!! Tamam si Adhamudhi
PërgjigjuKu e kane gjetur kete ekspert RRK....
PërgjigjuO karduz me të vu ty që të menaxhosh situatën e kovitit ti i vdes të gjith Shqoptarët. Të pam në Top cenëll se sa i zozi ishe ti në emisjonin Open që nuk dije ti përgjigjeje pytjeve të Doktor Bratajt e pam se sa inkopetent e sa i pa gdhëndur je doktor koti. Prandaj shku e fol për kook pa larët se ata të besoin kshu lloi skarcosh si puna jote.
Përgjigju