Kofshë pule me rozmarinë dhe proshutë nga zonja Albana

22 Maj 2023, 12:16| Përditesimi: 22 Maj 2023, 12:18

  • Share

Kofshë pule me rozmarinë dhe proshutë

Përbërësit:

  • 500 gr kofshë pule
  • 300 gr proshutë
  • 4 degë rozmarine
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht filetojmë kofshët e pulës duke larguar pjesën e kockës. I marinojmë me kripë dhe piper dhe krijojmë një rrotullim duke përdorur proshutën si bazë. Kriposim pjesën e poshtme dhe mbi degën e rozmarinës vendosim roletë. Me ndihmën e një spango kuzhine bëjmë fiksimin e roleve të cilat i vendosim në një tavë me pak vaj ulliri. I vendosim roletë të piqen në furrë për 30 minuta në 180°C. Në fund e shërbejmë dhe dekorojmë me lëngjet e gatimit, pak kripë e piper.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?