Koha e Luleve të Blirit/ Ilaç për shumë sëmundje, Ylli Merja tregon përdorimin

3 Qershor, 15:04| Përditesimi: 3 Qershor, 16:31

  • Share

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Aromën dehëse të blirit do ta ndjeni pothuajse në çdo rrugë të qytetit. Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell kryesisht gjatë muajit qershor. Lulet e blirit për shkak të përbërësve kimik të pasur me antioksidantë, flavonoide, tanine dhe acide organike kanë efekte terapeutike për një sërë sëmundjesh. Çaji nga lulet e blirit është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë si të përdorim lulet e blirit në çajra të ndryshme për qetësimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.  

“Vetitë e lules së blirit vijnë për shkak të përbërësve kimik si flavonoidet, glukozidet e quercetinës dhe kamferolit, taninet, mucilagjet, acidet aromatike, acidet organike e vajra esencial. Ndërsa sythet e blirit përmbajnë auksinë dhe giberilinë, enzima dhe acide nukleike që normalizojnë psiqikën nervore” thekson Ylli Merja duke vijuar më tej me vlerat shëndetësore terapeutike të blirit.

  • - Zbutës i kollës dhe antispazmatik
  • - Zbut sekrecionet dhe lehtëson nxjerrjen e tyre në sëmundjet e bronkitit, gjendje gripi, ethe
  • - Diaforik, nxit djersitjen, ul temperaturën e lartë
  • - Koleretik dhe Kolagog: nxit prodhimin e bilës
  • - Antispazmatik i rrugëve biliare
  • - Kambiumi përmirëson qarkullimin e limfës
  • - Sythat e blirit normalizojnë psiqikën nervore
  • - Celuliti, prania e acideve organike
  • - Qetëson pulsin e lartë të gjakut (takikardinë), problemet e sistemit të tretjes
  • - Antistres, qetësues nervor
  • - Ul agresivitetin e migrenës

Mënyrat e përdorimit të luleve të blirit janë të shumta, mund të konsumohet si çaj, i cili ka një aromë të mrekullueshme ëmbëlsuar me pak mjaltë për qetësimin e kollës, ankthit dhe stresit. Por mund të përdoret dhe në esktrakt alkolik.

“Marrim 20-25 gr sytha bliri, i hedhim në 75-80 m alkool, lihet të qëndrojë 15-20 ditë. Filtrojeni dhe pihet 4 pika për çdo 10 kg të peshës trupore. Gjithashtu mund të përgatisim mjaltë me lule bliri. Mbledhin lule bliri të njomë, i hedhim në një vazo 700 ml sa të mbushet deri në 2/3 me lule. Shtojmë mjaltë sa të mbushet kavanozi dhe e lëmë të macerohet për 30 ditë. Kullohet mjalti, i cili ka marrë një aromë dehëse të blirit dhe konsumohet nga një lugë çaji” shprehet Merja, i cili tregon dhe si të realizojmë disa çajra mjaft efektiv në luftimin e stresit, migrenës, pagjumësisë, kollës, astmës si dhe për çrregullimet e stomakut.

Çaj antistres dhe kundër migrenës

  • - Në 1,5 litër ujë vlojmë: 5-6 gr lule bliri, 1 luge gjelle borzilok, 1 dorë murriz lule, 1 dorë bar blete, 1 lugë mollë të egër. E lemë të vlojë 1 minutë, fikim sobën dhe e lëmë të ftohet për 10-12 minuta. Pihen 2-3 gota në ditë ëmbëlsuar me pak mjaltë.

Çaj për kollën dhe astmën

  • - Në 1,5 litër ujë shtojmë: 5 gr lule bliri, 2 gr zhumbricë, 2-3 gr xhinxhër, 2-3 gr gjethe delli, 2 gr rigon ose trumëz. E lemë të vlojë 1-2 minuta, fikim sobën, e lëmë të ftohet për 10-12 minuta. Pihen 2-3 gota në ditë ëmbëlsuar me pak mjaltë.

Çaj për pagjumësinë

  • - Në 250 ml ujë ziejmë 2 minuta: një lugë çaji valerianë, 1 dorë lule bliri (3gr). E kullojmë çajin pasi ftohet dhe pihet në mbrëmje ëmbësuar me pak mjaltë.

Çaj për çrregullimet e stomakut

  • - Në 1.5 litër ujë që vlon shtojmë: 3-4 gr lule bliri, 3-4 gr lule basarıi, 2-3 gr kamomil, 2-3 gr bar majasilli, 2-3 gr mëllagë. E lëmë të vlojë për 1-2 minuta dhe më pas të ftohet në sobë të fikur për 12 minuta. Pihen 2-3 gota në ditë para buke.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?