Koha e ngrohtë fut në ‘krizë’ turizmin dimëror! Pista e skive në Dardhë pa vizitorë nga mungesa e dëborës! Bizneset ankohen: Fitimi u përgjysmua

9 Janar 2023, 19:35| Përditesimi: 9 Janar 2023, 19:40

  • Share

Mungesa e reshjeve të borës, si pasojë e temperaturave jo-normale edhe të fillim-vitit, ka ulur numrin e vizitorëve në fshatin turistik të Dardhës.

Turistët e huaj, por dhe vendas kanë qenë të pakët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Adrian Niçku, menaxher i një bujtine në zonën e Dardhës, thotë se mungesa e turistëve ka sjellë edhe uljen e fitimeve, ndonëse fshati turistik ofron edhe mundësi të tjera në turizëm.

“Kjo situate është ndjere për 2 muaj, nëntor dhjetor, fillim janari, ka rënie të turistëve sepse qytetaret vijnë për dëborën. Ka një rënie drastike thuajse përgjysmim te fitimeve tona.”- u shpreh Ardian Niçku, menaxher.

E vetmja pistë e skive në Dardhë, prej kohësh nuk pret më vizitorë. Pronari Thoma Tasho shprehet se mungesa e dëborës ka ulur numrin e turistëve, ndërkohë qe biznesi ka stopuar duke i shkaktuar një dëm financiar.

“Koha ka qene e ngrohte dhe ka sjell fluks ne rënie te turisteve, sepse ata vijnë për borën. Meqë pista jone është e vetmja ne Shqipëri, këtu ka fluks te madh por mungesa e reshjeve te bores ka bere qe fluksi te jete I ulet, ndihet shume ulja e turisteve, megjithatë ne synojmë ta zgjerojmë jo vetëm për borën, por edhe per ecjen, ushqime bio etj.”- u shpreh Thoma Tasho, pronar i pistës së patinazhit.

Fshati Turistik i Dardhës mbetet i frekuentuar më tepër për shkak të Turizmit të Bardhë. Mungesa e turistëve, pasqyrohet kryesisht në ditët e javës, ndërsa në fundjavë numri I vizitorëve, kryesisht nga Tirana rritet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sali: 10/01/2023 03:49

    Të kompesohen nga shteti.

    Përgjigju
  • Liu: 09/01/2023 20:31

    Fajin e ka Rama pse nuk e le per te rene!

    Përgjigju
    • Alibeaj: 09/01/2023 21:51

      Pse jo Saliu?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?