Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan

Bota
Top 24

Koha e zemërimit me SHBA/ Erdogan fton Putin për darkë: Të pres në një restorant peshku mik i dashur!

25 Gusht 2018, 12:19| Përditesimi: 25 Gusht 2018, 14:53

  • Share

Rusi- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të takohen së shpejti për të diskutuar marrëveshjen e sistemeve anti-ajrore S-400. Sipas mediave ruse, ata do të takohen në një restorant të njohur peshku në Stamboll.

Takimi mes tyre vjen në një kohë që Turqia i ka acaruar tej mase marrëdhëniet me SHBA-të. Mediat ruse raportojnë gjithashtu se ftesa është dërguar nga Erdogan, përmes ministit të tij të Jashtëm, Mevlut Çavusoglu.

Në ftesë shkruhej: “Miku juaj më i dashur, Z. Erdogan me ka kërkuar që t’ju përcjell përshëndetjet e tij më të ngrohta me shpresën se do të vizitoni Stambollin në të ardhmen e afërt për një darkë në një restorant peshku”.

Por historia e ‘restorantit të peshkut’, siç shkruan RT, ka një të shkuar jo të panjohur, fiks në samitin e BRICS në korrik. Në atë kohë Putin i kujtoi homologut të tij turk që dikur e kishte ftuar atë në një restorant peshku. Erdogan u shpejtua të përgjigjej se ftesa qëndronte ende, ndërsa presidenti rus ia ktheu se kishte ardhur koha të diskutonin për eksportin e mishit në Turqi.

Mësohet gjithashtu se qeveria e Erdoganit është e vendosur të përparojë me blerjen e avionëve amerikanë F-35, që ligjbërësit e SHBA po përpiqen të bllokojnë, për shkak të marrëveshjes S-400 të Ankarasë. Më parë këtë javë, eksportuesi i armëve ruse Rosoboronexport zbuloi se Turqia do të marrë serinë e parë të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 vitin e ardhshëm.

Komento

Komente

  • Anton: 25/08/2018 17:20

    Kuku shka po ndodhe keshtu? Qysh more po na tradhton baba jon me rusie?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?