Monica Belluci

Koha nuk ecën për ikonën Monica Bellucci! Aktorja pozon për gazetën gjermane: S'jam e fiksuar pas peshës sime, s'kam qenë kurrë e dobët

6 Janar 2023, 22:15| Përditesimi: 6 Janar 2023, 22:17

  • Share

Ikona e kinematografisë, Monica Bellucci pozoi për kopertinën e re të revistës gjermane MADAME me një veshje transparente mahnitëse duke dëshmuar se feminiteti nuk ka moshë.

58-vjeçarja mbetet padyshim një nga femrat më magjepsëse në të gjithë botën dhe ende ka fuqinë të mahnisë çdokënd me bukurinë e saj.

“Feminizëm për mua do të thotë të ndihem rehat me feminilitetin tim”, ka thënë ndër të tjera aktorja.

Në një tjetër pjesë të intervistës, ajo ka folur për peshën e saj dhe raportin që ka me trupin e saj.

"Unë nuk jam e fiksuar pas peshës sime. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma të rrumbullakta, kurrë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe dua të plakem në paqe. Kur je 50 ose 60 nuk ke të njëjtat nevoja si atëherë kur ishe 20”, tha ajo.

"Ndryshimi i madh vjen kur keni fëmijë. Ju ndaloni së qeni në qendër të vëmendjes dhe jeni në plan të dytë. Kjo na jep një tjetër perspektivë," vazhdoi Bellucci.

Monica Belluci për kopertinën e gazetës gjermane

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?