Kronikë

'Koha për sigurimin e detyruar të pronës', Presidenti i EUROSIG-INSIG: Qeveria të bëjë ligjin, pagesë 50 euro në vit për një shtëpi që kushton 100 mijë €

22 Shtator 2021, 15:07| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 15:39

  • Share

Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG dhe UBA Bank, Kadri Morinaj i kërkon Qeverisë që në këtë sezon të ri parlamentar të përgatisë ligjin për sigurimin e detyrueshëm të pronës. Morinaj ofron edhe modelin:Për një banesë të vlerësuar 100 mijë euro, një qytetari do t’i duhet të paguajë 50 euro në vit.

Sigurimi i pronës duhet të bëhet i detyrueshëm. Duke marrë shkas nga ngjarjet që kanë prekur vendin tonë si tërmeti apo zjarret, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank,  Kadri Morinaj kërkon nga qeveria një ligj për sigurimin e detyrueshëm të pronës.

"Koha bën të veten dhe ka ardhur momenti që njerëzit të mendojnë për të ardhmen e tyre. Tërmeti i djeshëm përkon me atë të dy viteve më parë, çka tregon se Shqipëria vazhdon të jetë një zonë sizmike me rrezikshmëri të lartë. E njëjta ndodhi edhe me ngjarjet e zjarreve këtë vit, të cilat ishin të pazakonshme. Nga thatësirat e mëdha, nesër mund të jemi të rrezikuar edhe nga përmbytjet, që uroj të mos ndodhin. Me gjithë këto fatkeqësi ndërgjegjësimi i popullatës është në nivelin minimal për të siguruar pronën e tyre, çka do të thotë se nuk janë të ndërgjegjësuar dhe as ndikuar që të bëjnë sigurimin e pronës së tyre. Kjo nuk është një kërkesë e kompanive të sigurimit, por është një thirrje për ndërgjegjësimin e popullit tonë. Ka ardhur momenti që qeveria e re së bashku me opozitën duhet të përgatisin sa më parë një ligj për sigurimin e pronës. Kështu qytetari nuk është më në duar të fatit apo të qeverisë, por kompensohet menjëherë për dëmet e shkaktuara nga kompanitë e sigurimeve. Kompanitë e sigurimeve e vërtetuan në tërmetet e 2019 që ishin mjaft të konsoliduara në trajtimin dhe kompensimin e dëmeve, së bashku me kompanitë ndërkombëtare partnere të risigurimit, të cilat në 2 tërmetet e kaluara kanë paguar 40 milionë euro për dëmet e shkaktuara. Këto ishin sigurime të bëra nga kredimarrrësit nëpër banka dhe nuk kishte asnjë sigurim që ishte bërë vullnetarisht nga ndonjë klient.  Jam i bindur se ka ardhur momenti që sigurimi i pronës të bëhet i detyrueshëm", ka deklaruar Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG.

Sipas Morinës një qytetar do të duhet të paguajë 50 euro në vit për sigurimin e pronës, për një banesë të vlerësuar 100 mijë euro.

"Primi i sigurimit të pronës u kushton shumë pak qytetarëve, duke nisur nga 25 euro. Nëse një qytetar ka një apartament që vlen 100,000 euro, ai do të paguajë vetëm 50 euro në vit, duke u dëmshpërblyer nga zjarri, tërmeti dhe përmbytja deri në shumën 100,000 euro. Ky sigurim mbulon edhe pajisjet brenda shtëpisë, të cilat mund të dëmtohen nga fatkeqësitë. Kjo nuk mund të konsiderohet taksë, pasi është një shërbim dhe siguri për klientin", tha ai.

Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank apelon që qeveria në një kohë sa më të shkurtër të nisë me përgatitjet ligjore për sigurimin e detyrueshëm të pronës, duke shtuar se ndërgjegjësimi i popullatës për këtë qëllim është në nivelin minimal.

"I bëj apel qeverisë që në një kohë sa më të shkurtër të përgatisë bazën ligjore për sigurimin e  detyrueshëm të pronave. Në të vërtetë sa herë ndodh një fatkeqësi edhe kompanitë e sigurimit edhe instancat shtetërore sensibilizohen dhe qeveria është në përgatitjen e një projektligji në 2 vitet e fundit. Për shkak të disa faktorëve kjo ende nuk është konkretizuar. Kompanitë e sigurimit kanë hyrë në negociata me qeverinë, AMF-në dhe Bankën Botërore, por akoma nuk kemi bërë diçka konkrete. Ne nuk duhet të presim të bjerë sërish një tërmet që të kujtohemi për ta finalizuar, por duhet një orë e më parë. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje edhe qytetarëve të sigurohen për veten e tyre. Ky është një standard që e kërkon edhe Europa, ku qytetari nuk del në rrugë pa u siguruar”, përfundoi Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG dhe UBA Bank, Kadri Morinaj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/09/2021 01:03

    Ky eshte kapitalizmi.Ne U.S.A ,sigurimi i makinave eshte i detyrueshem,ka shtete qe e kane te detyrueshem sikuracionin shendetesor,ka dhe sikuracion per jeten,por nuk eshte me detyrim,sikuracioni mbi pronen,shtepi,ose toke,nuk jam e sigurte ne se eshte i detyrueshem,por nga sa kam pare eshte shume i perhapur dhe nuk paguan 50 euro($)/vit,paguan me shume dhe i paguan ne muaj.

    Përgjigju
    • Lexues: 23/09/2021 07:54

      Cfare hyn kapitalizmi ketu se nuk po e marrim vesh? Ky tipi po kerkon qe shteti t’i garantoje shitjet me ligj, se me forcat e veta nuk po qullos gje. Ky eshte socializem i paster. Siguracioni i makinave eshte i detyrueshem ne Shqiperi edhe keta derra nuk i paguajne demet. Kjo eshte arsyeja pse nuk u ze bese njeri as per sigurimin e prones. Tani dashkan te ofrojne “siguracion” edhe kunder termeteve qe dihet qe eshte risk katastrofik qe kerkon risigurim me kompani te medha jashte vendit. Pse u dashka te perfitojne keta matrapazet e vegjel duke bere ndermjetesat? Le te krijoje shteti nje fond sigurimi nga taksat per termetet ose te lidhe kontrate direkt me risiguruesit jashte vendit.

  • Qazo Zjarr: 22/09/2021 17:23

    Pas vaksinimit me detyrim, doli edhe sigurimi me detyrim,kjo eshte kunder etikes njerezore,nuk mundet te detyrosh dike te beje nje gje per te cilen nuk eshte dakord, cdokush ne mosh madhore dhe me inteligjence nen mesatare e ka aftesine mendore te gjykoje c eshte e mire dhe c eshte e demshme per te nuk ka pse te nderhyje shteti, shteti te shohi detyrat eveta per te cilat njerezit pahguajne tashme Taksat etyre e qe per fat te keq nuk po i ben mire qe nga siguria publike, rendi, cilesia e ajrit, e rugeve , e ushqimit e edukimit e shendetit publik e shume nga keto , nuk ka perse te behet sherbetor i interesave ekonomike te dikujt te kamufluara me sherbesa ndaj interesit publik

    Përgjigju
  • ZhM: 22/09/2021 15:59

    Genjeshtra! Asnje detyrim ne Europe per siguracion te banesave private. Qeverija te beje te detyrueshme mbulesen e demeve ndak personit per automjetet. Kjo eshte e detyrueshme ne Europe, jo shtepite. Te zbatohen rembursimet brenda afateve. Kjo duhet. Jo te mbushen xhepat e Kadriut dhe shokeve pas tij me para te njerezve.

    Përgjigju
  • ZhM: 22/09/2021 15:40

    Nuk duhen ligje te reja. Vetem zbatimk i ligjeve mbi korrupsionin e vjedhjen per persona si ky.

    Përgjigju
  • Latif: 22/09/2021 15:22

    Llum

    Përgjigju
  • Emigrant: 22/09/2021 13:37

    Dashka 50 euroe me detgrum nga ne per shpiT ky hajduti me cizmee Dhe jo shaka por e do me ligj

    Përgjigju
  • Genti: 22/09/2021 13:28

    Te bej ligj qeveria te te sjellin leke ty hajde hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?