Koha për të dalë në skenë, një 'parti' e re opozitare?

4 Maj 2020, 16:45| Përditesimi: 4 Maj 2020, 16:47

  • Share

Partia Demokratike, nuk ka më shanse të ringrihet, të ribashkohet, apo dhe të garojë dinjitoze në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Në derexhenë ku e kanë katandisur atë parti, ku hyjnë 18 nga dera, dhe dalin 38 nga dritarja, ku nga qendra deri në bazë, nuk ka mbetur pothuajse asnjë strukturë solide apo forum që të funksionojë mbi baza statutore, ku kryetari aktual njëherë i bindet Doktorit dhe pastaj bën “shefin” në deklarata boshe, asnjë anëtar i saj i larguar apo asnjë mbështetës nuk ka gjasa të afrohet. Partia Demokratike e Doktorit dhe e Lulzimit, nuk ka shanse më të kapë trenin e kohës, nuk ka shanse më të europianizohet si partitë simotra, madje nuk ka shense të vijë as tek partia e Dash Shehut.

Në këto kushte, ndoshta ka ardhur koha e daljes në skenën politike, e një partie të re opozitare, pa ndikime të brëndshme dhe të jashtme nga SHQUP-I, dhe pa ndikime të tjera interesash. Thuhet se këtë “mendim” ka kohë që e ka në mëndje edhe Doktori, pasi llogaritë nuk i dalin për mbarë, edhe sikur të largojë Lulzimin dhe në vendin e tij të sjellë Çimin (juristin), apo dhe sikur ta shkrijë gjithë kryesinë dhe në vend të saj të marrë (largqoftë) ndonjë prej opozitaristëve të rinj që kanë vendin e të vjetërve. Ka ardhur koha që ish-Partia Demokratike, ajo që ka mbi 30 vjet që propogandohet se “solli demokracinë” në Shqipëri, të mbyllë me nder ciklin e saj, pasi si çdo gjë tjetër, edhe partitë e kanë një fillim dhe një mbarim.

Ndoshta nuk duhej të ishte kaq i shpejtë fundi, ndoshta nuk duhej të ishte kaq i shëmtuar cikli i mbylljes së veprimtarisë saj, por ja që ky ndoshta duhej të ishte “vullneti” i atyre që fillimisht mbushën rradhët e saj, i atyre që kontribuan, dhe pastaj u denigruan, rrahën, dhe u flakën tej, si lecka. Dikush ( e ky ishte Fatmiri Gërdecit) kam dëgjuar ti thotë Lulzimit, ti japë një këshillë “miku”, sipas të cilit “duhet të rikthesh ata që largove nga partia, që PD të vijë në pushtet”.

Këshillë me plot emocion, asnjë nuk do t’ja kishte dhënë Lulzimit, sidomos në këto kohë të vështira të një pandemie të vështirë politike për atë parti. Por Fatmiri, aleati më besnik (nga e keqja) i PD, e ka harruar se, Partia e Lulzimit dhe e Doktorit, ka kaluar natyrshëm nga humbja në humbje, nga dështimi në dështim, dhe nga rrënimi në rrënim, duke u katandisur në degë, dhe jo seli qëndrore. Fatmiri i PR, në fakt ka harruar se duke mos patur vetë parti, mendon se duke “ringritur” PD e vjetër, do ti shtohen shanset për ta parë edhe njëherë vehten ministër, por i “Mbrojtjes” ama.

Dhe nuk e ka gabim, pasi vetëm një parti si Partia Demokratike dhe një “kryeministër” si Doktori apo Lulzimi, mund ta rehabilitojnë dhe ta ribëjnë sërish minister atë. Por pavarsisht atyre që flasin lart e poshtë, gjithçka duket imagjinare, madje ish-ministrat e Doktorit në karantinë kanë nisur të bëhen më “oratorë” më kërkues, edhe më “nostalgjikë”, madje kanë nisur të ndryshojnë edhe pamjen e jashtme. Ndoshta ka ardhur koha që në skenë të dalë e “reja” parti opozitare, edhe për të parë nga do të shkojë “balona”, me shpresë se ingranazhi i saj të mos vihet në lëvizje nga SHQUP-i, apo nga ndonjë dorë e “padukshme” që ka nisur ti ngjasë Marksit nga qejfi se do të bëhet “kryetar partie”./ tema

Komento

Komente

  • VIÇI POLLI GLAS: 05/05/2020 16:20

    O VIÇI PA LËPIR PO HIK O KËLLIR SE QELBESH ER FUTU NJË HER NË DUSH O VIÇI I SALHE KRIMINELIT. VIÇI PA LĒPIR I GJITHI KĒLLIR ANALFABET VIÇIDOLI SHKRET.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 04/05/2020 19:59

    Shqiptaret po presin doren e fuqishme amerikane sic eshte premtuar publikisht edhe te indinjuar per tere poshtersite qe jane bere ne kurriz te tyre jane ne momentet me teveshtira te ekzistences tyre shekullore si komb e shtet.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 04/05/2020 17:51

    Birisha asht zoti i tan Partive i shtyp dhe i kall te gjithe.Vendit i duhet nje drejtim i ri me ne kry Birishen Edvini cdo dit vjedh vret e pret shqipateret.Te ngrihemi ta shporrim Edvin Mafine

    Përgjigju
  • Opozitari: 04/05/2020 17:37

    Eshte urgjente dalja e nje partie qe te perfaqesoi shumicen e popullit qe ka vite qe nuk voton. Mesatarja e pjesemarrjes ne votime megjithe manipulimet e shitblerjet e votave ka variuar gjithmone 30-40%, pervec 2013 kur njerzit paten shprese tek ndryshimi i madh, i cili jo vetem nuk ndodhi por e unifikoi dhe me shume te gjithe kliken politike majtas djathtas duke zhgenjyer dhe njehere me shume Shqiptaret. Tani kemi popullin perballe nje klike te bashkuar antishqiptare qe thjeshte ngjyrat i kane te ndryshme por i bashkon hajduteria dhe percmimi qe kane per popullin. Prandaj Shqiperise sot me shume se kurre i duhet nje parti Shqiptare pa ngjyra qe me forcen e popullit te zhduki kete klase politike anti kombetare. Por duke qene se klasa politike ka kapur cdo gje mediat, ekonomine, drejtesine (edhe drejtesine e re), i ka varferuar Shqiptaret ne ate fare feje qe i detyron te shesin dhe voten e tyre per te siguruar buken e gojes, e vetmja shprese eshte krijimi i kesaj partie me mbeshtetje ne Ambasaden e SHBA, gjithmone nese SHBA-te do te ishin te interesuara qe Shqiperia te hynte ne rrugen e duhur per t'i dhene fund 30 vjet anarki dhe pseudo-demokraci.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/05/2020 16:56

    Domosdo sa me shumë parti, prodhoni sa me shumë parti qe të shtohet lista e parazitëve për të vjedhur sa më shumë.

    Përgjigju
    • Simon Arapi: 04/05/2020 18:54

      Jo more nuk eshte gabim ngritja e partive,,,,por eshte gabim forma e pageses se partive,eshte gabin % e ulet e hyrjes se tyre ne parlament,,,,,,,eshte gabim gjithe koncepti qeveritar per pranimin e shushunjave qe thithin gjakun e popullit,,,pasi edhe ATO QE NGRIHEN GJOJA TE REJA,,,apo RINGRIHEN, ringrihen VETEM E VETEM NGA KETA UJQERIT E VJETER PER TE RUAJTUR NDIKIMIN E TYRE NDAJ NDARJES SE TEPSISE E PRIVILEGJEVE...POR.PER DERI SA POPULLI TE kuptoj dhe te BINDET SE SHKAKTARI DHE VENDIMTARI I SUKSESEVE dhe i mos ARRITJEVE,,,, ESHTE KRYE MINISTRI E VETEM KRYE MINISTRI i cili luan rolin siq luan MBRETERESHA tek nje Blete,,,,,,,PRANDAJ MENDIMI IME ESHTE ::SIQ ESHTE KRYEMINISTRI,,,eshte gjithe jeta politike ,ekonomike,shoqerore e nje vendi e nje kombi.....dhe propozoj qe figura e kryeministrit te zgjidhet direkt nga populli dhe jo nga partite,,,,,,,,,,per ndryshe kombi u be partije,,,,familja u be partije,,individi u be partije,,,,,RRobet qe kemi veshe moren eren partije,,,,portofoli mori emer partije,,,,,,flamuri u be partije....vendi i punes u be partije,,televizori te flase per partine,,,gazeta te shkruaj per partine,,,,debati u be partije dhe individi u transformu ne skllave PRIMITIV tek partia, . ..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?