Moderatorja e njohur Luana Vjollca feston sot 32-vjetorin e lindjes dhe në mesin e urimeve të shumta nga fansat dhe miqtë e saj, vëmendje tërhoqi urimi i motrës së saj Marina, e cila ka zgjedhur fjalët më të bukura për t'i shprehur dashurinë edhe në emër të Marget, vajzës së saj.
Ditën e sotme ka ditëlindjen moderatorja e njohur Luana Vjollca. Moderatorja mbush sot 32 vjeç.
Ajo ka marrë urime të shumta për ditën e saj speciale, por më i bukuri duhet pranuar se ishte nga motra e saj, Marina Vjollca.
“Për tezen më të mirë në botë, Zoti të. bekoftë me të gjitha dëshirat e zemrës suaj. Urime ditëlindjen teze Ana. Të duam shumë”, ka qenë dedikimi i Marinës për Luanën.
Moderatorja e njohur ka shpërndarë disa fotografi në Instagram, në të cilat shfaqet Luana me vajzën e saj, Marget.