'Koha për t'u rikthyer në shtëpi', Kalaja firmos me Vllazninë

31 Gusht 2020, 14:26| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 15:24

  • Share

Skuadra e Vllaznisë nuk po ndalet këtë merkato vere. Sot ka qenë radha për rikthimin e një talenti në shtëpi, pasi është firmosur me mesfushorin Arlind Kalaja.

Futbollisti 24-vjeçar ka qenë pjesë e disa skuadrave në Superligë si Teuta, Kukësi, Kastrioti dhe Vllaznia. Ai është prodhim i akademisë shkodrane dhe për këtë rikthim futbollisti në rrjetet sociale ka shkruar: 'Rikthim në shtëpi'.

Ndërkohë për zyrtarizimin e lajmit klubi i Vllaznisë në rrjetet sociale ka shkruar:

"VLLAZNIA RIKTHEN EDHE ARLIND KALAJËN
KF Vllaznia rikthen në shtëpi një tjetër futbollist shkodran. Këtë herë është mesfushori- sulmues Arlind Kalaja ai që ka hedhur firmë në kontratë dhe është riveshur kuqeblu."

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?