Zbardhet letra e Melania Trump dërguar presidentit rus Vladimir Putin, e cila iu dorëzua personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë samitit të së premtes që u mbajt në Alaskë.
Zonja e Parë e SHBA-së thekson se çdo fëmijë, pavarësisht vendit, lind me ëndrra për dashuri, siguri dhe mundësi, ndërsa nënvizon se është detyra e prindërve dhe udhëheqësve që të sigurojnë që të mos shuhen nga dhuna apo konfliktet. Në fund, ajo i bën apel presidentit rus që të ndërmarrë veprime që shërbejnë jo vetëm për Rusinë, por për mbarë njerëzimin.
Më herët, u raportua se letra personale kishte të bënte me gjendjen e vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi, veçanërisht fëmijët e rrëmbyer, megjithëse në letër nuk ka specifikime.
Letra e plotë:
Melania Trump
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
15 Gusht 2025
I dashur President Putin,
Çdo fëmijë mban në zemrën e tij të njëjtat ëndrra të qeta, qoftë i lindur rastësisht në një fshat të thjeshtë apo në një qendër qyteti madhështore. Ata ëndërrojnë për dashuri, mundësi dhe siguri nga rreziku.
Si prindër, është detyra jonë të ushqejmë shpresën e brezit të ardhshëm. Si udhëheqës, përgjegjësia për të mbrajtur fëmijët tanë shkon përtej rehatisë së disa pak vetëve. Pa dyshim, ne duhet të përpiqemi të pikturojmë një botë të mbushur me dinjitet për të gjithë – që çdo shpirt të zgjohet në paqe, dhe që e ardhmja vetë të mbrohet në mënyrë të përsosur.
Një koncept i thjeshtë, por i thellë, zoti Putin, me të cilin am e sigurt që pajtoheni, është se pasardhësit e çdo brezi e nisin jetën e tyre me pastërti – një pafajësi që qëndron mbi gjeografinë, qeverinë dhe ideologjinë.
Megjithatë, në botën e sotme, disa fëmijë detyrohen të mbajnë një të buzëqeshje të qetë, të paprekur nga errësira përreth tyre– një sfidë e heshtur kundër forcave që mund të pretendojnë të ardhmen e tyre. Zoti Putin, ju mund të riktheni vetë të buzëqeshjen e tyre melodike.
Duke mbrojtur pafajësinë e këtyre fëmijëve, ju do të bëni më shumë sesa t’i shërbeni vetëm Rusisë – ju i shërbeni vetë njerëzimit. Një ide kaq e guximshme tejkalon çdo ndarje njerëzore, dhe ju, zoti Putin, jeni i aftë ta zbatoni këtë vizion me një firmë sot.
Është koha.
Me respekt,
Melania Trump
Shtëpia e Bardhë
Komente

Dhe unë i bashkohem bashkëkomentuesve. Ndonjë fjalë për Gazën ke?! Sepse fëmijët atje nuk kanë të njejtat dëshira si fëmijët që ke në SHBA. Fëmijët në Gaza diskutojnë jetesën. Kjo është dëshira e tyre. P. S. Pse më duket firma që ka në fund të letrës si kaligrafia e Donaldit mua?!
PërgjigjuPo nje leter drej Natanjahun per zhdukjen e nje kombi dhe masakrimin ne vazhdimesi te femijeve a ka? Po kombet e Bashkuara kane vene ujin ne zjarr. Apo “po ndjekim nga afer zhvilliet”?
PërgjigjuMetanjahut i tha gjë për fëmijët në Gaza?
Përgjigju