Statuja budiste në Japoni

Bota

Kohë covidiane, Japonia vesh me një maskë statujën gjigande budiste në shenjë lutjeje për fundit e pandemisë

17 Qershor 2021, 14:41| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 14:45

  • Share

JAPONI- Për ta përshtatur me kohët covidiane në të cilat po jetojmë, Japonia veshi me një maskë anti-COVID statujën gjigande budiste, edhe në shenjë lutjeje për fundin e pandemisë.

Prej 3 orësh të lidhur në litar, 4 punëtorë bënë të mundur vendosjen e maskës në statujën 57 metra të gjatë.

Maska do të qëndrojë në fytyrën e statujës për aq kohë sa COVID-19 do të jetë një shqetësim për botë, do të qëndrojë derisa pandemisë të marrë fund.

Statuja e cila është ndërtuar 33 vjet më parë, mban në krahët e saj një foshnje, si shenjë lutjeje për lindjen e foshnjave të shëndetshme.

Ajo gjithashtu është një pikë turistike që vizitohet nga qindra turistë në ditë.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?