Foto ilustruese

Sociale

Kohë ideale për të shijuar të dielën buzë bregdetit, parashikimi i motit për sot

3 Nëntor 2024, 09:12| Përditesimi: 3 Nëntor 2024, 09:14

  • Share

Ashtu siç po ndodh prej disa ditësh tashmë edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Kjo situatë vjen si pasojë e veprimtarisë së një Anticikloni të zgjeruar që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës duke sjell mot të kthjellët dhe mjegull të dendur në orët e mëngjesit.

Nga sa u përmend edhe më lartë vendi ynë për këtë fundjavë parashikohet me mot të kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare. Gjithashtu në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë për shkak të lagështirës së lartë në këto orë.

Temperaturat maksimale pritet të shënojnë deri në 25 gradë celsius. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?