Ish-ministri i shëndetësisë, Gjergj Koja gjatë një interviste për Report Tv ka deklaruar se vaksina e gripit do të bëhet falas për grupet e rriskuara, arsimtarët dhe fëmijët nga 2-5 vjeç. Sipas Kojës kjo vaksinë do të ndihmoje për të mos u prekur nga virozat stinore, por edhe të parandalojë infektimin nga COVID-19.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos e shmangin këtë vaksinë, ndërsa tha se kjo situatë me zbatimin e masave anti-covid mund të zgjasë për të paktën edhe një vit.
“Asnjëherë nuk është thënë se moshat e reja nuk preken. Janë pothuajse asimptomatik ose e kalojnë shpejt, por janë transmetues. Ky virus është shumë tinëzar. Ka pësuar dhe mutacione përkatëse. E ka bërë më shumë infektues, por më pak fatal. Ministria e shëndetësisë nuk ka lënë asgjë mangët. Mendohet të ketë rritje të rasteve. Nëse zbatohen protokollet ju garantoj se impakti do jetë shumë i ulët. Meqë jemi në periudhën vjeshtë dimër është e rëndësishme që të themi që të fillojë vaksinimi para kohe me vaksinë të gripit. Pritet të vijnë vaksinat. Ka një numër të shtuar. Kjo do ndihmojë jo vetëm në impaktin e ulët nga virozat stinore, por edhe për të parandaluar infektimit nga COVID. Vaksinimi është imunizimi i popullatës. Pa vaksinë njerëzimi nuk do mbijetonte. Të gjithë arsimtarët, fëmijët 2-5 vjeç dhe grupet e rrezikut do vaksinohen falas ndaj gripit. Është një hap i zgjuar. Brenda protokolleve të mjekimit. Aplikimi i vaksinës, masave mbrojtëse janë masa që mund të na shoqërojnë të paktën edhe një vit. Përveç vaksinimit të përdoren dhe vitaminat, zink", tha Koja.
Ish ministri vlerësoi edhe rolin e mjekut të familjes dhe Shërbimit të Urgjencës duke thënë se po të mos funksionin ata sistemi shëndetësor do të pësonte kolaps. Koja tha se spitalet COVID dhe spitalet rajonale po përgatiten që të përballojnë nëse do të kemi një flusk më të lartë shtrimesh.
"Nëse do kishim lënë jashtë loje mjekun e familjes nuk do ishim në këtë situatë. Shërbimi Kombëtar i urgjencës mbajti një peshë shumë të rëndësishëm. Në se ky shërbim do rrëzohej, do kolapsohej shëndetësia. Ka pritur mbi 65 mijë telefonata. Kemi spitalet COVID. 30% të kapaciteteve janë të pa shfrytëzuara. Falë një pune identifikuese, triazhuese, diagnostikuese dhe kuruese midis shërbimit të urgjencës dhe spitaleve përkatëse. Kemi gati dhe spitalet e tjera. Për sa i përket shtretërve kemi 500 shtretër që presin dhe të përballojnë nëse do ketë fluks të shtuar”, tha Koja.