Sociale

Kojliku qeros, shpendi i rrallë shfaqet në Shqipëri pas 400 vitesh (VIDEO)

22 Nëntor 2021, 22:40| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 12:43

  • Share

Kojliku qeros një specie e rrezikuar në nivel global është shfaqur në Shqipëri pas 400 vitesh, falë zbatimit të projekteve LIFE të Bashkimit Europian. Një individ mashkull, i quajtur NOVA është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës. Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të, Kojliku qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në SHqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë dhe të forcojë bindjen se mbrojtja e biodiversiteti i shërben shumë ekonomisë lokale.

'Kojliku qeros, kjo specie e Rrezikuar në nivel global, shfaqet edhe në Shqipëri pas më shumë se 400 vitesh mungesë falë zbatimit të projekteve LIFE të Bashkimit Europian. Një individ mashkull, i quajtur NOVA është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës. Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të , Kojliku qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia.

Në kuadër të një projekti LIFE+ Biodiversity të BE-së, të zbatuar nga partnerë në Austri, Itali dhe Gjermani, specia është reintroduktuar në Europë dhe tashmë ka një koloni folezuese në Burghausen (Gjermani). Përvec rëndësisë së këtij projekti për konservimin e species, prania në Burghausen ka rritur shumë numrin e vizitorëve duke ndihmuar ndjeshëm në përmirësimin e ekonomisë lokale.

Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në SHqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë dhe të forcojë bindjen se mbrojtja e biodiversiteti i shërben shumë ekonomisë lokale. Ne jemi shumë krenarë të mund të ndihmonim sadopak në konservimin e kësaj secie Globalisht të Rrezikuar në natyrë. Së bashku mund t’ia dalim!'- shkruan Albanian Ornithological Society në rrjetet sociale.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lulu: 23/11/2021 12:16

    do fati e nuk e shikon ndo nje qeros,se ja rrunen koken

    Përgjigju
  • Fredi: 23/11/2021 03:33

    Do kene ardhur per te marre pjese ne buxhetin e peshkut.

    Përgjigju
    • Hahaha: 23/11/2021 05:48

      Lottt

  • emri: 22/11/2021 23:22

    C'tu desh o derman ngaterove rugen e vajte ne ate vend le ne koke... po skane per te te ngelur pende dhe ne bythe ....

    Përgjigju
    • Shkodran: 23/11/2021 02:59

      Hahahaha!! Duhet t'i varin një tabelë ku të shkruhet "Nuk hahet"!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?