Kryetari i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka përshëndetur vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferave korruptive të qeverisë Rama, arroganca dhe babëzia e së cilës nuk kursen as fondet e BE-së.
"Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.
Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferave korruptive të qeverisë Rama, arroganca dhe babëzia e së cilës nuk kursen as fondet e BE-së.
Shpreh mbështetjen e plotë për SPAK dhe e inkurajoj të veprojë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, i cili është një kërcënim për integrimin e vendit në BE, mirëqenien, sigurinë tonë kombëtare, për zhvillimin ekonomik, social dhe demokratik të Shqipërisë.
Qytetarët shqiptarë presin drejtësi, qytetarët shqiptarë meritojnë që drejtësia t’i shkojë deri në fund aferave korruptive, pasi të gjithë e dinë që peshku është qelbur nga koka. Dhe koka dihet që është Edi Rama", shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Beqajt, Braçe: Ende s’ka përgjegjës për vrasjet e 21 janarit dhe Gërdecit! Peshorja ka humbur ekuilibrin, duhet drejtësi gjithëpërfshirëse
Xh.K/ReportTv.al