Ali Pashë Tepelena

Koka në Tiranë, trupi në Janinë

24 Janar 2023, 11:12
  • Share

Napoleon Bonaparti dhe Ali Pashë Tepelena rrinë si tigri me luanin. Me këto fjalë shkrimtari i madh francez Victor Hugo e ngriti në zenith figurën e shqiptarit bashkëkohës të jetës së vet.

Si sot më 24 janar 1822 u vra në Janinë figura ndoshta më e rëndësishme në historinë e kombit tonë pas Skënderbeut.

Mes shumë vlerësimeve dhe kritikave, së fundi është zbuluar nga studiuesi Irakli Koçollari se Ali Pasha kishte hartuar një projekt për krijimin e një shteti shqiptar që do përfshinte të katër vilajetet, por kjo nuk u realizua për shkak të vrasjes së tij.

Por ndërsa Evropa e ka përfshirë Ali pashën si pjesë të historisë së saj, Shqipëria nuk ka bërë ende një gjë të vockël. I vetmi personalitet që ka dy varre: Një në Janinë me trupin dhe një në Stamboll me kokën.

E tillë ishte vepra dhe fama e tij, aq e madhe sa nuk e nxinin dy varre, shkruante dikur gjeniu Kadare. Eshtrat e trupit ne nuk kemi mundësi ti lëvizim nga Janina, se atje vdiq dhe atje e mbylli karrierën e vet dhe as mendohet që Greqia të “tolerojë”, por të paktën eshtrën e kokës duhet ta sjellim në Tiranë për ta varrosur dhe bërë nderimet si një shqiptar që ka bërë histori.

Ndonëse janë bërë përpjekje, e fundit ajo e kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012, ato nuk janë realizuar. Por besoj se mund dhe duhet të gjenden mekanizma që një gjë e tillë të kryhet.

Dhe nëse kjo bëhet, sigurisht që kënga e famshme me vargje horror që çuditërisht kwndohet edhe në dasma më pas do këndohej: Koka në Tiranë dhe trupi në Janinë/Të shtrinë Ali Pasha të shtrinë.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Thema: 24/01/2023 16:21

    Ali Pashai..si Mehmet Ali Pasha i Misrit,janë dy nga shumë Pashallarët e Perandorisë Ottomane.. Arvanitas e Arbërorë.,bij AuTokTonë të PellazGjea's!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?