Kokaina e Maminasit/ Gjermania shtyn ekstradimin: Po e hetojmë Arber Çekajn

28 Gusht 2018, 15:52| Përditesimi: 28 Gusht 2018, 16:54

  • Share

Tiranë- Kur kanë kaluar katër muaj nga arrestimit për llogari të Interpol Tiranës të Arbër Çekajt pronarit të kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të saj u kapën edhe 614 kg kokainë, Gjermania ende nuk e ekstradon atë drejt Shqipërisë.


I kontaktuar nga Report Tv grupi hetimor që aktualisht heton Çekajn dhe të arrestuarit në Shqipëri mes tyre Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, sqaron se autoritetet gjermane nëpërmjet postës me një zarf të mbërritur në ministrinë e Drejtësisë e më pas në prokurori i kanë njoftuar se ndaj Çekajt është regjistruar një procedim penal në Gjermani.

Është pikërisht ky hetim ç’ka duket se po vonon ekstradimin e Çekajt ku sipas procedurës pas arrestimit të tij pala shqiptare paraqiti prova e fakte ku kërkonte që ai të ekstradohej pasi ka një urdhër arresti në mungesë si i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.

Çekaj në media para se të arrestohej deklaronte se ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë shqiptare dhe do të vinte për tu përballur me të, por pas prononcimeve ai u prangos dhe ndodhet në qeli në Gjermani.

Pritet që në shtator grupi hetimor i dosjes së Çekajt dhe 614 kg kokainë të udhëtojë drejt Gjermanisë për tu njohur me procedimin e nisur atje, nëse është i njëjti me të cilin po heton pala shqiptare apo ka prova të reja për linjë trafiku dhe pastrimi parash.
Pas arrestimit të Pezakut e Lushajt, për llogari të Krimeve të rënda u sekuestruan dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet.

Në shkurt 2018 në një operacion me informacione nga partnerët ndërkombëtarë policia dhe prokuroria shqiptare zbuluan 614 kg kokainë në dyshemenë e kontenierëve me banane që vinin nga Kolumbia në adresë të “Arbri Garden” në pronësi të Çekajt.

 

 

Komento

Komente

  • Fredi: 28/08/2018 22:08

    Ku ta sjellin ketu qe ta lirojne si Sajmir Tahirin, apo te bej vetem 1 vit burg si Mond Bego. Nese keto do ishin shtetas te vendeve te BE tani nuk do u kishin mbetur as corapet dhe jo me benin biznes dhe te merrnin tendera publik apo subvencione.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?