Kokaina në Durrës, aksioni u dekonspirua, njërës prej kamerave të sigurisë iu ndryshua këndi

3 Tetor 2019, 15:48| Përditesimi: 3 Tetor 2019, 16:37

  • Share

Dyshimet e policisë për një dekonspirim të mundshëm të operacionit për sekuestrimin e 137 kg kokainë bënë që prokuroria të nisë hetimet për zyrtarë e punonjës së Portit të Durrësit, Doganës e Policisë Kufitare, e ndërsa dyshimet e tyre përforcohen edhe më shumë nga të paktën 3 kamera sigurie brenda Portit.

Burime pranë grupit hetimor shpjeguan për Report Tv, se nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë brenda në Port, i dyshimtë mbetet fakti se pikërisht një prej kamerave që ka rezolucionin më të lartë e që duhet të fiksonte çdo lëvizje drejt vendparkimit të kontenierëve, ishte lëvizur vetëm pak orë para se Altin Myslihaka dhe Ardian Bega të merrnin çantën më pakot e kokainës.

Të njëjtat burime pohuan se pikërisht kjo kamer sigurie ishte ndryshuar për të fiksuar lëvizjet në krahun tjetër të vendit ku ishin parkuar kontennierët. Ndërkohë, që dy kamerat e tjera kanë mundur të fiksojnë shumë pak lëvizje të personave që janë futur në Port, për shkak të këndit që kanë qenë të vendosura.

Nga ana tjetër, autoritetet shqiptare, me anë të letërpororisë i kanë kërkuar palës Greke, e cila mori pjesë edhe në operacionin për sekuestrimin e lëndës narkotike, të dhëna zyrtare për personat që dyshohen se janë porositës së kokainës në vendin tonë.

Lidhur me këtë ngarkesë, policia arrestoi punonjësin e sigurisë së Portit të Durrësit, Ardian Begën, Altin Myslihakën, punonjësin e anijes së peshkimit të Gentian Malindit, e ndërsa vijon të jetë në kërkim ky i fundit, i dyshuar si një nga porositësit e lëndës narkotike. Sasia e drogës u zbulua në portin e Pireut në Greqi, në pjesën figoriferike të kontenierëve, e ndërsa pakot e kokainës ishin zëvendësuar nga autoritetet greke me oriz dhe GPS të vendosura brenda tyre.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokoli Bejkushit: 03/10/2019 20:26

    Siguria portuale e Durrsit le shume per te deshiruar ne punen e saj.atje eshte bere si han me dhjet porta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?