Kokaina në Durrës/ Krimet e Rënda nën hetim zyrtarë të Portit e Policisë Kufitare, burg në mungesë Gentian Malindit

28 Shtator 2019, 11:56| Përditesimi: 28 Shtator 2019, 17:19

  • Share

TIRANE -  Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjeron grupin e personave që mund të kenë gisht në trafikimin e kokainës, apo që kanë favorizuar për kalimin e lëndës narkotike në port. Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmojnë për Report Tv se nën hetim janë vënë një numër i lartë të zyrtarëve të Portit të Durrësit, të Doganës e të Policisë Kufitare. Emrat e tyre nuk bëhen me dije për shkak të hetimit, ndërsa burimet sqaruan se po verifikohen lëvizjet e të gjithë atyre personave që kanë kryer hyrje-dalje në Port, e që nuk kanë qenë të autorizuar për të hyrë në brendësi të tij. Sipas prokurorisë, dyshohet se ata kanë krijuan favorizime për hyrjen e personave të paautorizuar në Port.

Për sekuestrimin e 137 kg kokainë të sekuestruar nga autoritetet shqiptare e ato greke, këtë të shtunë, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi në mungesë masën e arrestimit me burg për biznesmenin durrsak, Gentian Malindin. Për të policia e prokuroria kanë dyshime se është njëri prej porositësve të lëndës narkotike. Ndërsa të premten, gjykata u komunikoi masën e arrestit me burg edhe dy bashkëpunëtorëve të tij, punonjësit të sigurisë në Portin e Durrësi, Ardian Bega dhe për Altin Mislihakan, pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit.

Të tre këta persona, pasi morën pakot nga kontenieri u larguan në drejtim të shkëmbit të Kavajës me një mjet me targa franceze, dhe gjatë rrugës, Gentian MalIndi zbulon se në pakot e marra nuk ishte porosia e tyre, por pako të mbushura me oriz e GPS të vendosura në brendësi të tyre. Hetuesit kanë dyshime për ndonjë dekonspirim të mundshëm të operacionit, ndërsa pakot me oriz e me GPS brenda ishin zëvendësuar në Greqi, me qëllim për të identifikuar edhe destinacionin përfundimtar ku do të dorëzohej lënda narkotike. Në hetime mori pjesë edhe DEA amerikane.

Nga ana tjetër, hetuesit kanë identifikuar edhe firmën që ka porositur kontenierët me banane. Burimet sqaruan se bëhet fjalë për firmën “Alba Exotic Fruit” me administrator Eduart Dautin. Deri më tani ky person nuk është marrë ende në pyetje, ndërsa burimet sqaruan se nga hetimet e deritanishme, emri i tij nuk u rezulton si i përfshirë në trafik. Kjo pasi lënda narkotike u gjet në pjesën frigoriferike të kontenierëve e jo në brendësi të tyre.

Në një lidhje telefonike për Shqiptarja.com ka reaguar edhe babai i Gentian Malindit i cili ka thënë se makinë me të cilën u bë transporti e kishte fshehur ai vetë, ndërsa ka pranuar se i ka thënë djalit të tij që të largohet në mënyrë që të mos arrestohet nga policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?