Eduart Dauti

Kokaina në konteinerin me banane, Apeli i GJKKO lë në burg pronarin e ‘Alba Exotic Fruits’

5 Maj 2022, 12:00| Përditesimi: 5 Maj 2022, 12:08

  • Share

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg administratorin e fimës "Alba Exotic Fruits", Eduart Dautin. Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Dautit për masë më te butë sigurie, duke lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Dauti u arrestua rreth një muaj më parë për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas prokurorisë, në konteinerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. 51-vjeçari ka mohuar akuzat përballë gjykatës, duke kërkuar edhe masë më të butë sigurie, por togat e zeza rrezuan kërkesën e tij.

Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. 10% të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i arrestuar në 13 korrik 2021, pas kapjes së ngarkesës së radhës me kokainë në kontejnerin e kompanisë. Barjon Gumeni ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit.

Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë.

Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'historinë' me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 05/05/2022 17:59

    Po ardit gjebrea kur do arrestohet se ai mbeshtet bandat edhe ne televizor me reklamat absurde ..turp policia qe nuk e arreston rrugacin zagarin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?