Kronikë

Kokaina në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’, SPAK merr në dorëzim dosjen, debate në seancë! GJKKO lë në burg administratorin e kompanisë, në kërkim pronari

31 Korrik 2021, 11:18| Përditesimi: 31 Korrik 2021, 17:26

  • Share

Këtë të shtunë, në GJKKO është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj pronarit të kompanisë Alba Exotic Fruit Eduart Dautin dhe administratorit Bajron Gumeni, ky i fundit i arrestuar për sasinë 11 kg e 675 gram të kapura në kontejnerët e kompanisë më 13 korrik. Gumeni u la në burg nga GJKKO ndërsa Dauti është ende në kërkim.

Burime pë Report Tv bëjnë me dije së pala mbrojtëse nuk ka pranuar akuzat ndërsa gjatë seancës ka pasur edhe debate në lidhje me trensferimin e çëshjes nga Durrësi, e cila shpalli moskompetencë dhe e kaloi në SPAK. Trupa e GJKKO ka vendosur që hetimet të ndiqen nga SPAK për shkak se ka dyshime dhe prova të besueshme që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal.

Për herë të 3 brenda një muaji "Alba Exotic Fruit" i është gjendur kokainë. Më 13 korrik në Portin e Durrësit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani. Edhe 2 ditë më parë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë në kontejerët e kësaj kompanie në vijim të operacionit Radaqë ka nisur disa javë më parë. 

Droga është gjetur në kontejnerë të kësaj kompanie e cila importon banane nga Amerika Latine. Dauti, është shpallur në kërkim nga Policia. Nga arratia ai ka akuzuar autoritetet portuale të Pireut dhe Durrësit për përfshirje në trafikun e drogës.

Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'histori' me trafik droge, pasi në total i janë kapur 4 herë kokainë, fillimisht në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit' në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Itinerari i kontejnerit më 13 korrik:

Kontejneri ishte nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes ishte në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit. Aty qëndroi për 2 ditë dhe më pas mëngjesin e 29 majit u nis drejt Marokut të Afrikës së Veriut. Edhe në këtë ndalesë, kontejneri qëndroi për një kohë relativisht të gjatë, nga data 16-24 qershor. Nga Maroku, kontejneri udhëtoi drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit, ku dhe pas kontrollit të detajuar u gjet 11 kg e 675 gram.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?