Kokaina në portin e Durrësit/ Identifikohet pritësi i 7 pakove me drogë në Angli, me të arrestuarit kushërinj! Kërkohet ndihma e Londrës për arrestimin e tij (EMRI)

27 Maj, 10:19| Përditesimi: 27 Maj, 12:56

  • Share

DURRES - Policia ka identifikuar pritësin e 7.3 kg kokainë të cilat u gjetën të fshehura një furgon mallrash të të kompanisë ‘Bledi Travel’  gjatë kontrollit me skaner në portin e Durrësit mbrëmjen e 24 majit 2024.

7 pakot me kokainë që u gjetën të fshehura në një vend sekret poshtë sediljes së shoferit do të dërgoheshin në Angli ku dhe dyshohet se do i priste Farbardh Çuni, bëri të ditur sot polici e Durrësit. Tashmë ai është shpallur në kërkim dhe autoritetet shqiptare kanë kërkuar bashkëpunimin me autoritetet britanike për arrestimin e 37 vjeçarit 

'Si rezultat i hetimeve u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit Fatbardh Çuni, 37 vjeç, i cili dyshohet se do të priste lëndën narkotike, në Angli. Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.  Ndërkohë, po bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet ligjzbatuese dhe homologët e Britanisë së Madhe, për të bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim,' thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit "Pakot", i zhvilluar 2 ditë më parë, u vunë në pranga shofer i furgonit i ‘Bledi Travel’ Arjan Doçi, 38 vjeç ku u gjet koklaina dhe djali i tezes së tij Mentor Çuni 39 vjeç, pronari i furgonit.

Gjatë marrjes në pyetje për herën e parë ata kanë thënë se porosia ishte nga Tirana por pa treguar se kush ishte pritësi apo dhe porositësi.  

Edhe me çunin kushëri

Mesa duket edhe pritësi Fatbardh Çuni në Angli është kushëri i dy të arrestuarve më datë 25 maj. Kokaina e gjetur ishte paketuar me letra natriban dhe e mbështjellë në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë e policisë.

Shoferi e pronari rimerren në pyetje

Siç bën me dije gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa, dy të arrestuarit janë marrë në pyetje ndarazi. Shoferi i furgonit nuk ka pranuar të flasë, ndërsa Mentor Çuni ishte ai që ka folur. Fatbardh Çuni i ka ndihmuar me hapjen dhe regjistrimin e biznesit në Angli, pasi biznesi ishte i regjistruar në Britani. Fatbardhi gjente klientë për produktet që transportoheshin. 

Ndërkohë vijon puna e policisë për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?