Kronikë

Kokainë dhe armë gjahu! Katër të arrestuar në Divjakë, njëri efektiv policie (Detajet)

24 Prill 2020, 12:12| Përditesimi: 24 Prill 2020, 12:16

  • Share

DIVJAKË-Katër persona janë arrestuar, njëri prej tyre punonjës policie, ndërsa janë sekuestruar tre armë gjahu dhe kokainë.

Të arrestuarit janë;

A. Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë;

L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë;

H. M., 46 vjeç, banues në Tiranë;

I. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës policie)

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Divjakës, në lokalin e L. B, sipas policisë u kapën në kushtet e flagrancës, me një sasi prej 34 gr lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga kontrollet e banesave të tyre dhe më konkretisht në banesën e A. Sh. në Divjakë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu pa leje, 2 pajisje për prodhimin e fishekëve, si dhe një sasi baruti për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në ngarkim të shtetasit A. Sh., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit L. B., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe në ngarkim të shtetasve H. M. dhe I. V., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?