Foto ilustruese

Kronikë

Kokainë, kanabis dhe dhunë në familje, 12 persona në pranga, 3 prej tyre të shpallur në kërkim

25 Nëntor 2021, 16:00| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 16:03

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar 12 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se tre prej tyre ishin shpallur në kërkim nga autoritetet.

Burime bëjnë me dije se 24-vjeçari F.Z., u kap nga policia me kanabis ndërsa 32-vjeçarit R.K., iu gjet kokainë.

J.B., 22 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje, u prangos dhe iu dorëzua DVP Dibër, për veprime të mëtejshme.

Sakaq, një tjetër 24-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia, u arrestua pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Yzberishtit.

Nga veprimet hetimore, rezulton se i riu është autor i dy vjedhjeve. Më datë  18.11.2021  ka vjedhur një sasi parash dhe disa produkte në marketin e shtetasit V. U., ndërsa më datë 22.11.2021 ka vjedhur disa sende me vlerë në magazinën e shtetasit P. E.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Nga Forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen e shtetasit në kërkim J. B., 22 vjeç, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas iu dorëzua DVP Dibër, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit D. K., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 23.11.2021, në Rrugën e Barrikadave, së bashku me një shtetas tjetër të paidentifikuar, i ka vjedhur telefonin një shtetaseje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. H., 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 06.11.2021, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

- Më datë  18.11.2021  ka vjedhur një sasi parash dhe disa produkte në marketin e shtetasit V. U.;

- Më datë 22.11.2021 ka vjedhur disa sende me vlerë në magazinën e shtetasit P. E.;

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të lokalit që kishte me qira, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë dhe dy shkopa bejzbolli. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet telefonit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasve:
Sh. S., 55 vjeç; F. Q., 37 vjeç dhe O. Ç., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
J. V., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
- S. I., 22 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur dy mjete të parkuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?