Dy persona janë arrestuar paraditen e sotme në Tepelenë, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri, një armë sportive, 2 armë të ftohta, thika, doza me kokainë, 10 gram dhe një emblemë metalike si ato të Policisë së Shtetit. Të arrestuarit janë Bledi Haka 39 vjeç, personazh i njohur për policinë dhe Rigert Çekani 30 vjeç të dy nga Tirana.
Arrestimet u bënë në rrugën nacionale Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të Liqenit të Krahësit, në postbllokun e ngritur për ndarjen e zonave të gjelbra. Nga kontrolli Bledi Hakës iu gjetën në trup kokaina, armët dhe sendet e tjera të paligjshme. Në përfundim të veprimeve u arrestua edhe drejtuesi i makinës Rigert Çekani.
Por kush është Bledi Haka? Ai nuk është i panjohur për policinë, pasi u arrestua edhe në 17 tetor të vitit të kaluar në Tiranë me armë, kokainë, kanabis, thika, etj, por u lirua, pavarësisht se provave. Haka në shtator të vitit 2012, mbeti i plagosur pas një sherri për një borxh të vjetër nga bixhozi.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë ose sportive”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Te merren te pandehur gjygjtari dhe prokurori qe leshu ket kriminel,ku eshte spaku pse nuk merren me keto milionera qe leshojne kriminelet.
PërgjigjuÇ duanë në Tepelënë dy të rinje na Tirana?
Përgjigjune transferte shoku se ne tiron i njohin