Pamje e drogës së kapur në aeroportin e Romës

Bota
Top 24

Kokainë në dhuratat e Krishtlindjeve, lojtari i pokerit nga Brazili prangoset në Romë

22 Dhjetor 2018, 10:47| Përditesimi: 22 Dhjetor 2018, 12:10

  • Share

ITALI- 15 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi në aeroportin e Fiumicinos në Romë në një pako dhurate për Krishtlindje u gjetën kokainë dhe heroinë.

Kreu i grupit kriminal ishte një shtetas brazilian, i cili i kishte deklaruar se ndodhej në Itali për motive turizmi, ndër të tjera ai ka shpjeguar se do të merrte pjesë në një kampionat pokeri por shenjat e tij të nervozizmit kanë bërë që policia të dyshonte. 

Gjatë kontrollit të bagazheve të brazilianit, policia gjeti një pako me dhurata për krishtlindje të mbëshjellë me letër festive, brenda të cilës ishte dhe lënda narkotike, 4 kg kokainë e pastër dhe 7 kg heroinë.

Në total grupit kriminal iu sekuestrua plot 40 kg kokainë. Sipas përllogaritjeve, nëse droga do të arrinte në treg do të kapte vlerën e 9 milion eurove. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?