Evi Kokalari dhe komenti Ervin Kullurit

Politikë

Kokalari shpërndan postimin: 9 mijë euro metri te kulla e Zenit, do nxjerrin 6 mln e SHBA! Komenton Kulluri: A ka ulje?

5 Maj, 19:39| Përditesimi: 5 Maj, 20:13

  • Share

Aktivistja Evi Kokalari ka shpërndarë një postim ironizues, ku shihet një agjent i një Agjencie Imobiliare përpara një objekti ndërtimi në Tiranë. Bëhet fjalë për ndërtesën ‘Mali i Tiranës’ nga ku Kokalari pretendon në postimin e saj se është e Shkëlzen Berishës, djalit të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Në komentet e postimit shihet dhe komenti i kandidatit të ‘Djathtas për Zhvillim’ në Qarkun e Vlorës, Edvin Kulluri.

Aktivistja Evi Kokalari, me ironi shkruan se duan të nxjerrin 6 milionët që paguan në SHBA për heqjen non grata.

“Tek Kulla e Malit, kërkojnë 9000€/m2
Shqipëria Madhështore duhet të nxjerrë $6 millionshin me sa duket”, shkruan me ironi Kokalari.

“A ka ulje Evi Kokalari? Nëse kemi ndonjë shok lobist, sa na e ulin çmimin për një apartament 3+1?”, e pyet me ironi Edvin Kulluri, kandidati i 'Djathtas për Zhvillim'.

Lulzim Basha, në kohën kur ishte kreu i PD-së, ka depozituar në SPAK një kallëzim lidhur me këtë objekt ndërtimi, duke kërkuar se kush fshihet pas projektit “Mali i Tiranës” që do të ndërtohet në sheshin pas Teatrit të Operës dhe Baletit. Basha ka ngritur dyshime se përfitues të kullës kanë qenë anëtarë të Rithemelimit të asaj kohe, që sot janë pjesë e PD-së zyrtare.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?