Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha që ka cilësuar Chris LaCivitën si “arkitektin e fitores së presidentit Trump”.
Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari hedh poshtë këto pretendime duke theksuar se LaCivita nuk kishte një rol të rëndësishëm në fushatën e Trump dhe se fitorja e këtij të fundit nuk lidhet me të.
“Sali Berisha dhe Syri gënjejnë kur thonë se Chris LaCivita është arkitekti i fitores së Presidentit Trump. Trump fitoi edhe në vitin 2020, kur LaCivita nuk ishte askund në fushatë. Në 2020 ka pasur manipulime votash, dhe kjo tashmë po hetohet nga Departamenti i Drejtësisë, por fitorja erdhi sepse demokratëve nuk ua mbante të bënin luftë me Elon Musk dhe nuk vodhën votat siç bënë në 2020!”, tha Kokalari.
Ajo shton se kontributi i LaCivitës në fushatë ka qenë “minimal”, dhe se një pjesë e stafit aktual të Shtëpisë së Bardhë ka pasur ndikim më të madh se ai.
“E vetmja pyetje sot duhet të jetë: pse LaCivita ishte një nga dy personat e këtij grupi që Trump nuk i mori me vete në Shtëpinë e Bardhë?”, shkruan Kokalari.
Sipas saj, personi i dytë i përjashtuar nga ekipi i Trump dyshohej për përdorim të kokainës.
“Këtë e njoh personalisht dhe për të dy këta, detajet më vijnë nga ata që sot janë me Trump në Shtëpinë e Bardhë”, përfundon ajo.
Komente
