Aktivistes amerikane, Evi Kokalari duket se nuk i del inati me vizitën e ish sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo dhe pretendon se socialistët i dhanë para për të avancuar kauzën e konservatorëve në Amerikë.
“Faleminderit të gjithë socialistëve shqiptarë që dhuruan fonde për të avancuar çështjen konservatore ne Amerikë. Sekretari Pompeo do bëj gjëra shumë të mirë me ato fonde”, shkroi Kokalari duke shtuar se Berisha është argëtuar këto gjashtë javë.
“Për ne ky qe një checkmate moment dhe ju premtoj të tjera do pasojnë”, vijoi Kokalari.
Reagimi i aktivistes amerikane erdhi një ditë pasi burime për Report Tv pranë stafit të Mike Pompeo konfirmuan se pati përpjekje të ish kryeministrit Berisha për takim me ish sekretarin amerikan gjatë qëndrimit në Tiranë. Një prej njerëzve më të rëndësishëm të administratës së Trump nuk dënjoi ta takonte as 5 minuta dhe për këtë nuk akuzon dot as Sorosin. Ekipet e sigurisë u njoftuan për këtë fakt dhe janë njohur me fotografinë e Berishës për të parandaluar prezencën e tij në mjediset ku do të ndodhej zoti Pompeo. Në shkrimin e saj në Facebook, Kokalari duket e revoltuar dhe pretendon se Pompeo i ka pranuar se nuk ka dijeni për dosjen e Berishës të shpallur ‘non grata’ nga SHBA.
“Oh sa naive jeni!!! Kur individ si Taulant Balla dhe Enkeled Alibeaj fërkonin duart se do t’ju vinte Sec. Pompeo e do ta shfrytëzonin për interesat e tyre politik, unë përtypja popcorns dhe me kënaqësinë më të madhe prisja ditën që këta gjenit do dilnin bllof. Pastaj kaq budallenj jeni që mendonit se Berishës i duhet Pompeo? Pompeo ma ka pranuar personalisht që vjet qe se ka idenë fare për dosjen ‘Berisha’ dhe nuk do t’ja di as sot. Vërtet mendoni që Pompeo është aq naive të bjerë për lojrat tuaja? Jo o budallenjë, ju ratë në grackë”, shkruan Kokalari.
Ndër të tjera shtoi se vizita e Mike Pompeot në Tiranë nuk ishte politike, por për rezistencën iraniane.
Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në vendin tonë mbrëmjen e së dielës në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në fjalën e tij, Pompeo tha se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera.
Mike Pompeo është një politikan i nivelit të lartë të republikanëve amerikanë, që përpara se të vijë Donald Trump President i SHBA-së. Por ai, u bë mjaft i rëndësishëm brenda kuadrit republikan, pikërisht kur Trump e emëroi Drejtor i CIA-s, pikërisht pasi sektori i inteligjencës u përplas me presidentin për çështjen e influencës ruse në zgjedhjet e 2016-s. Dhe fakti që ai e shmangu Sali Berishën i rrëzon këtij të fundit edhe teorine që mëton ta besojnë se shpallja e tij 'non grata' në SHBA është për shkak të lobimit të Ramës përmes Soros.
po ca ke o kokalari.st del inati qe rama eshte bere i pathyeshem? e ju jeni humbsa
PërgjigjuAkoma me Berishen kta? Po si plaku matuf ka marre fund gjynaf i shkreti. I iku jeta vetem duke mashtru
PërgjigjuOre kokalari shif leviz me naj mjet te fundit ate bej se gje tjeter sdi ti qyqe
PërgjigjuAman mo kta nuk din ku kan koken vet e merren me punet e te tjerve. Zgjidhni hallet tuaja ju njeher se jeni nda ne 3 pjes sdini kush ju drejton
PërgjigjuShpresojm te ti realizohst cdo plan qe ka bere pompeo me ato para
PërgjigjuIkni o kriminela ju jeni hajdutat e opozites me krye sali berishen ju jeni turpi i shqipris doni ta kthenu perseri shqiprin mrapa turp ik
PërgjigjuSka nevoje me dhene lek Rama , se ate e vleresojne me ane te puneve te mira qe ka bere .
PërgjigjuKjo zonja e zgjuar eshte qe na tregon sesi Pompeo gjeneron para vecse socialistet shqiptare nuk financojne asgje. Ehu, eshte radha kilometeike e atyre qe ofrohen per te tilla pune: nga Toma e Luca tek Lazja i Durrsit. Ato kane "zemra" e fondeve socialiste.
Përgjigjuaty ju ka ngel juve , sa te mbaruar jeni i shkoni mbas berishes ai eshte i vdekur me kohe e vakte
PërgjigjuKush ja gatuan e paguan corben kesaj?!
PërgjigjuUne!