Mbreti Charles dhe Gareth Southgate

'Kokat lart', Mbreti Charles i dërgon letër trajnerit Southgate

15 Korrik, 13:36| Përditesimi: 15 Korrik, 13:39

  • Share

Mbreti Charles i ka kërkuar trajnerit Gareth Southgate dhe ekipit anglez që “të mbajnë kokat lart” pas humbjes ndaj Spanjës në finalen e Euro 2024.

Në një letër të drejtuar trajnerit të 'Tre Luanëve', mbreti shkroi se “ishte një arritje e madhe” që arritën në finale dhe ekipi duhet të përqendrohet “te triumfet e shumta që padyshim do të vijnë”. Ndërsa Princi i Uellsit, William i cili e ndoqi finalen në Berlin së bashku me të birin, princin George shkroi në platformën X: “Këtë herë thjesht s’ishte e thënë. Ne gjithsesi jemi shumë krenarë për ju. Përpara Angli.”

Babë e bir u shoqëruan dhe nga kryeministri Sir Keir Starmer dhe Ministrja e Kulturës, Lisa Nandy. Familjes mbretërore britanike iu bashkua dhe Felipe VI, Mbreti i Spanjës dhe vajza e tij, princeshë Sofia.

Nuk munguan as të famshmit britanikë në tribunë si Ed Sheeran, Harry Styles, Piers Morgan, Olly Murs dhe Louis Tomlinson. Nga bota e futbollit ishin të pranishëm Peter Crouch, Arsène Wenger dhe Gareth Bale. Ata që nuk mundën të gjendeshin aty për të ndjekur nga afër duelin final, ndanë mesazhe e postime përmes rrjeteve sociale në mbështetje të ekipit anglez.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?