Ferrari i vitit 2000

‘Kokëkuqja’ me të cilën Schumacher fitoi titullin e parë kampion del në ankand

6 Prill 2023, 18:24| Përditesimi: 6 Prill 2023, 18:26

  • Share

Një nga makinat Ferrari të Michael Schumacher-it , fitues i kampionatit nga sezoni 2000, pritet të arrijë deri në 9.5 milionë dollarë në ankand në Hong Kong këtë muaj. Ferrari F1-2000 u drejtua nga Schumacher gjatë fitores së tij në Çmimin e Madh të Brazilit, si dhe kur ai fitoi pole position në Çmimin e Madh të Monakos të njëjtin vit. Ai sezon shënoi të parën nga pesë titujt radhazi botëror të pilotit gjerman me Ferrarin dhe kampionatin e parë të ekipit për 21 vjet.

Gjatë vitit, ai regjistroi nëntë fitore në gara dhe 12 podiume në total, duke përfunduar titullin botëror përpara Mika Häkkinen në garën e parafundit në Çmimin e Madh të Japonisë. Makina do të nxirret në ankand nga kompania RM Sotheby’s në Hong Kong dhe parashikohet që çmimi i saj të shkojë deri në 9 milionë euro. Një shumë më e ulët se ajo që u arkëtua për makinën tjetër Ferrari të ish-pilotit gjerman F2003-GA, që u shit 14.5 milionë euro.

Makina që do të dalë së shpejti në ankand ka një telajo 198, që u përdor nga Michael Schumacher për të fituar garën e Brazilit. Në atë garë, ai u nis nga vendi i tretë, por në fund fitoi pas tërheqjes së Mika Hakinen dhe skualifikimit të David Kulthard. Më pas, ajo telajo u përdor edhe në garën e Spanjës dhe në Montekarlo, ku në të dyja rastet siguroi “pole position”. Kjo ishte makina që nisi një cikël fitues te Ferrari, me 5 tituj kampionë radhazi.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?