'Koko Fest' në Korçë nuk ndalet as nga pandemia, Kita: Ne dëshirojmë që edhe ky vit të jetë festë

24 Gusht 2020, 15:27| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 15:34

  • Share

Rikthehet festivali mbarëkombëtar i komedisë "Koko Fest",i cili organizohet për te 7 vit radhazi në Korçë. Ndryshe nga vitet e kaluara organizatoret e këtij festivali do te sjellin për publikun vetëm 5 shfaqje te cilat do te jene të hapura, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Festivali organizohet në Shtator, ndërsa shfaqjet do te realizohen ne 3 ambjente te ndryshme te qytetit të Korçës.

“Të gjitha shfaqjet do jepen në ambiente të ndryshme jashtë. Ka komedi të vogla të bukura që mund të shtyheshin në kohë. Ata që kanë dëshirë dhe kanë etje për të parë teatër mund të vijën të shikojnë shfaqjet. Pavarësisht se do kemi 50-60 persona por duke u dhënë disa herë do ata që kanë dëshirë ta shohin”, tha aktorja, Zamira Kita.

Me pjesëmarrjen e trupave nga Korça,Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Tetova,ky festival nuk i ka ndryshuar rregullat për sa i përket garës dhe çmimeve, ku trupat profesioniste do te marrin vlerësime nga një juri e përzgjedhur.

“Ne dëshirojmë që Korça si çdo vit  në shtator të jetë festë. Do i bashkojmë Coco Festit edhe pjesë me kukulla për fëmijë që do të luhen në Parkun Rinia”, shtoi aktorja, Zamira Kita.

Përgatitjet për ketë festival kane nisur prej ditësh ne qytet, ndërsa Korça do te prezantohet me komedinë "Pas vdekjes" veprën e Çajupit, së cilës i është përshtatur me herët ambienti i Mësonjëtores së parë Shqipe.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?