Kampioni i trefishtë i Evropës, Briken Calja

KOKSH nuk çon peshëngritës në Lojërat Mesdhetare

28 Prill 2018, 14:29| Përditesimi: 28 Prill 2018, 14:32

  • Share

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk lejon peshëngritjen në Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në Tarragona të Spanjës, nga data 22 qershor deri më 1 korrik të këtij viti.

Pikërisht me sportin e Peshëngritjes, Shqipëria ka shanse më të mëdha që të fitojë medalje. Aktiviteti, ku marrin pjesë 16 vende në 33 disiplina të sportit, është një mundësi e mirë për peshëngritësit shqiptarë për medalje, të udhëhequr nga kampioni i trefishtë i Evropës, Briken Calja.

Por KOKSH ka vendosur në mbledhjen e fundit, që për të evituar probleme të dopingut, të mos çojë peshëngritës në Lojërat Mesdhetare.

Komento

Komente

  • Unë: 28/04/2018 21:07

    Rastet e dopingut në vendin tonë nga vitit 2005 deri më sot sipas IWF Viti 2005 Ilir Kafarani Viti 2007 Isa Balaj, Fetije Kasaj, Mirian Lozi Viti 2011 Shqiponja Brahja Viti 2012 Hysen Pulaku, Erkand Qerimaj, Ilirian Suli Viti 2013 Briken Calja Viti 2014 Romela Begaj, Arbër Çerçizi, Daniel Godelli, Hysen Pulaku Viti 2018 Romela Begaj, Evangjeli Veli Çfarë kërkon ky ? Ja ku e ka përdorimin e dopingut. Edhe federata botërore do i përjashtojë nga Olimiada e Tokios 2020.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?