Sport

Kolasinac bëhet hero për Ozil, e shpëton nga grabitësit me thikë/ Dëshmitari: U duk sikur donin ta bënin copa-copa (VIDEO)

25 Korrik 2019, 21:40| Përditesimi: 25 Korrik 2019, 22:01

  • Share

Një shok më shumë se shoku! Futbollisti Sead Kolasinac është shndërruar në një hero për futbollistin Mesut Ozil. 30-vjeçari ka rënë pre e grabitjes e dy hajdutëve që në duar mbanin një thikë, por ka qenë Kolasinac që e ka shpëtuar atë. Siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, Ozil qëndron në makinë, e ndërsa mbrojtësi boshnjak i Arsenal pasi largon një prej hajdutëve, i "vihet" pas tjetrit, me këtë të fundit që trembet dhe largohet me shpejtësi.

Sipas dëshmitarëve, Kolasinac sapo ka parë grabitësit ka zbritur nga makina 100,000 £ dhe ka luftuar i vetëm, e ndërsa Ozil braktisi me shpejtësi makinën dhe u strehua afër restorantit turk.

"Ozil dukej shumë i tmerruar. Dy grabitësist mbanin helmeta në kokë dhe një thikë. Një zot e di se çfarë do kishte ndodhur nëse ata do e kapnin. Dukej sikur do ta bënin cop-copa dhe me siguri edhe ai atë mendoi. Askush nuk e pret që të ndodh një gjë e tillë në mes të rrugës e aq më tepër në mesditë", tha punonjësja e një dyqani aty pranë.

Incidenti është konfirmuar edhe nga zyrtarë të Arsenal. "Kemi qenë në kontakt me dy lojtarët dhe ata janë mirë", u shpreh zëdhënësi i Arsenal.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?