Kolaudimi, mbi 60 mijë mjete ngelën apo u refuzuan në 2021-in

22 Shkurt 2022, 11:57| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 11:59

  • Share

Fillimi i shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve ka rezultuar me të paktën mbi 60 mijë ngelje apo refuzime. Të dhënat zyrtare tregojnë se saktësisht nga qershori kur nisi kontrolli e deri në dhjetor 2021, janë testuar mbi 213 mijë mjete nga të cilat 69,325 (29 % e totalit te mjeteve) janë ngelur/ refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë.

‘KONTROLLI TEKNIK:  Qershor 2021 - Janar 2022!

Në këtë 8-mujor, nga rinisja e shërbimit nën administrimin e DPSHTRR, janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 239,872 mjete, nga të cilat:

Automjete (4+1/8+1) 71.7%

Kamion 18.5%

Motomjete 5.1%

Autobus 2.3%

Rimorkio 2%

Mjete ndërtim/punë toke 0.4%

69,325 (29 % e totalit te mjeteve) janë ngelur/ refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj! Infografikat pasqyrojnë shkaqet e testeve ngelëse, numrin e ritestimeve dhe volumin sipas QKT-ve!

Rrugë e qytete më të pastra  dhe më të sigurta sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës NUK E KALOJNË dot më Testin e Kontrollit Teknik!  NGELËSA në Kolaudim! Jo më RREZIK e NDOTJE në qarkullim!’- njofton DPSHTRR.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?