Gjykata e Apelit Durrës, ka vendosur të pushojë çështjen penale në ngarkim të Arben Qatos, inxhinierit, që i doli emri si një nga kolauduesit abuzivë të ndërtimeve pa lejë në qytetin e Durrësit dhe zonën e Golemit.
Qato ka qenë ish-kandidat për deputet të LSI-së në qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 2017. Si pasojë e kolaudimeve të falsifikuara dhe jo të drejta, por dhe punimeve të dobëta që kishte kryer në hotelin e tij “Vila Palma” në Golem, Arben Qato, në tërmetin e 26 nëntorit 2019 humbi ndërtesën buzë detit, ku nga shembja mbeti i vdekur babai i tij Sadik Qato dhe fatmirësisht shpëtoi njëri nga djemtë e tij.
Qato, ishte marrë i pandehur nga prokuroria e Durrësit, pasi ka kryer kolaudimin e objektit shumë katësh që ndodhet në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” dhe që njihet ndryshe si kompleksi “Kamelia”. Për kolaudimet fiktive dhe jo reale, Arben Qato në muajin korrik 2019 është marrë i pandehur, e cila kishte ngritur ndaj tij akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Qato në cilësinë e inxhinierit kolaudues, ka kryer kolaudimin e pallatit “përbindësh” në Golem që quhet kompleksi “Kamelia”, që pas kolaudimit nga Qato, pronari i pallatit solli dhe shumëfishimin e kateve. Sipas prokurorisë ky kolaudim është kryer në muajin Maj 2012, duke shkelur të gjitha rregullat e urbanistikës dhe pa pasur asnjë dokumentacion konkret për objektin ekzistues.
Në këtë çështje penale veç Arben Qatos i pandehur për “Ndërtim pa leje” ishte marrë dhe pronari i “përbindëshit” “Kamelia”, Enver Shala, e bashkë me të dhe ish-kryekomunari i Rrashbullit, Hysen Gashi, Merita Zeqaj, Valentin Stanaj, Alketa Blakaj dhe shoqëria "Universal Engineering 08" shpk.
Por tashmë akuzat ndaj këtyre personave janë rrëzuar, pasi gjykata e Apelit Durrës, vendosi të pushojë ndjekjen penale kundër të pandehurve të prokurorisë.
1. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit Enver Shaba
2. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit shoqeria "Shala-E-CO"
3. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit Hysen Gashi
4. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit Arben Qato
5. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurës Merita Zeqaj
6. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit Valentin Stanaj
7. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurës Alketa Blakaj
8. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit shoqëria "Universal Engineering 08"
KUSH I KA LEGALIZUAR TE GJITHA KETO MONSTRA DHE PALLATE NE DURRES--GOLEM-QERRET DUHET TE KALBET PERJETE NE BURG....
PërgjigjuKy Qatoja as vilen e vet nuk e beri te sakte.Natyra morri hak per te gjitha poshtersite qe ka bere dhe i vrau te jatin e perpak dhe djalin.Sa per gjykaten e apelit Durres,vetingu ka akoma pune per te lare hauret e gjirizet e saj,se akoma qelben ere korrupsion dhe paaftesi
PërgjigjuKAMELIA DHE TE GJITHA PALLATET NGA PORTI DURRESIT E DERI NE QERRET NE TE GJITHE FASHEN BREGDETARE 150 M NGA DETI DUHEN TE RRAFSHOHEN,,,,,DHE ATY TE NDERTOHEN HOTELE DHE RESORTE TE BUKURA ME PARKING MBRAPA DHE PISHINA PERPARA SI NE TURQI.....
Përgjigjugjithe shqiperia eshte ne shitje, cdo gje blihet. Varri blihet, Liria Blihet, Shpetimi nga koronavirusi blihet etj etj. Dakord qe kudo neper bote blihen, por ne Itali e ble berlusconi, nresa ketu e ble dhe arben qato, nje idiot...
PërgjigjuA sa bukur e ke thon
bravooooooo gjyqsori...Zot ku jemi katandis !!!
Përgjigju