Kolegji i Europës në Tiranë është gati të hapë dyert. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale, teksa shton se kolegji do të presë studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e e studimeve master duke filluar nga java e fundit e gushtit.
Kreu i qeverisë thotë se ky projekt, i realizuar në një kohë të shpejtë, do t’i hapë rrugën një oferte të re akademike për Shqipërinë evropiane.
Postimi i kryeministrit Rama:
Gati të hapë dyert në Tiranë Kolegji i Europës, i cili do të presë studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e studimeve master, duke filluar nga java e fundit e gushtit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu me Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini vizituan shtëpinë e parë të Kolegjit të Europës në Godinën “Liria”
Paralelisht, po punohet për projektin e ri të Kolegjit të Europës, i cili pritet të nisë zbatimin brenda vitit 2024, për të garantuar më shumë kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale për studentët dhe profesionistët e rinj
Krenarë që ia dolëm të realizonim në një kohë kaq të shpejtë këtë projekt ambicioz, që i hap rrugën një oferte të re akademike drejt Shqipërisë Europiane 2030.
A i kini /ne rregull/ dokumentet ligjore per standartet e nderteses ju zoterinj te Universitetit te Evropes ,se po nuk i patet, j'ua /gjen/ ministria dhe pesoni fatin e Kolegjit turk te Gylenit,armikut te mikut te MIKUT?!
Përgjigju