Lindita Sinanaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ‘vulos’ shkarkimin e gjyqtares Lindita Sinanaj

30 Prill, 20:29| Përditesimi: 30 Prill, 23:06

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vulosur përfundimisht shkarkimin nga detyra të gjyqtares Lindita Sinanaj.

Organi i Apelimit i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, hodhi poshtë ankimin e gjytares Sinanaj, duke lënë në fuqi vendimin nr. 70/2021, datë 16.11.2021, e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, për shkarkimin e saj.

Ajo u shkarkua nga Vetingu për fshehje pasurie.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 417, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lindita Sinanaj”,-njofton KLGJ.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?