Politikë

Kolegji rrëzoi kërkesat për Gjirokastrën, përfaqësuesi i PD, Kaso: KQZ dhe Gjykata s'bënë transparencë, do e ndjekim deri në fund! Kaziaj: LSI s’e pranon humbjen

31 Maj 2021, 13:13| Përditesimi: 31 Maj 2021, 13:30

  • Share

Përfaqesuesi i PD Ivi Kaso dhe ai i LSI Altin Kaziaj në seancën e Kolegjit Zgjedhor shprehen se nuk e pranojnë humbjen edhe pasi Kolegji vulosi rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Gjirokastrës. Sipas Kasos, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, refuzuan të jepnin një vendim objektiv dhe transparent.

“Nuk do të heqim dorë nga transparenca nga ky proces elektoral, që ka qenë më e ndikuar nga interesat e mazhorancës, që nuk lejonte shqiptarët të votonin të lirë. Beteja për transparencë është shumëpalnëshe, kemi zhvilluar në planin administrativ, në KAS dhe KQZ, do të bëhet në rrugë penale, mund të zhvillohet në rrafshe të tjera Kushtetuese, sepse shkeljet që ne kemi prekur janë shumëpalëshe.

Çdo veprim i tyre, në mos sot do të vihet përpara shërbimeve ligjzbatuese dhe të gjithë do të japin llogari për procesin e 25 prillit. LSI dhe opozita nuk pranon një vendim të dhënë për këto shkaqe. Nuk ka se si pranon faktin, që lënia e një vendimi kaq të shkurtër të pranohet nga ana jonë. Në këto zgjedhje janë formuluar kaq shumë kërkesa dhe prova se në zgjedhjet e tjera. Anëtarët e KAS e kanë pasur shumë të lehtë për të marrë kërkesat për provë dhe t’i shqyrtonin ato, për të dhënë vendime objektive”, tha Kaso.

“LSi ska si e pranon  humbjen kur kerksat nuk janë marr ënë shqyrtim. Dhënia e vendimit në një kohë kaq të shkurtër nuk pranohet nga ana jonë. Në këto zgjehdje janë formuluar aq shumë kërkesa saqë në të gjitha zgjedhjet e tjera bashkë nuk kanë qenë”, tha Kaziaj.


Lajmi kryesor:

Ankimet për 25 prillin/ Vuloset rezultati për Gjirokastrën, Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e PD, LSI dhe Vetëvendosje për pavlefshmëri të rezultatit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?