Kolegji 'Turgut Ozal' kallëzon në Prokurori Policinë e Shtetit: Na bastisën zyrat me forcë, pa një vendim Gjykate

10 Nëntor 2020, 11:18| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 19:48

  • Share

Avokati i kolegjit 'Turgut Ozal' ka mbërritur në Prokurorinë për të depozituar kallëzim penal për Policinë e Shtetit.

Ai shprehet se ka kallëzuar penalisht 12 persona pasi ka ndodhur një kontroll të tatimeve pa patur një mandat vendim prokurorie apo gjykate.

"Ka ndodhur disa kontrolle që ne i gjykojmë si të kundërligjshme, kemi adresuar kallëzimin penal. Kemi kallëzuar rreth 12 persona, ka ndodhur një kontroll pa patur një mandat, vendim prokuroria apo gjykate. Ka pasur një kontroll të Tatimeve që ka kryes konstatimet e saj dhe e ka nxjerrë që është një nga shoqëritë më serioze, çdo aludimi që mund të jetë, nuk di të ketë një procedim penal, pra që subjektet të jenë vënë në hetim, kontrolli ka konstatuar që kjo shoqëri zbatuar rregull. Kanë hyrë me forcë, kanë bastisur, kanë marrë me forcë faturat tatimore, libër shitjeje, amza nxënësit, kontrata me prindërit dhe nxënësit", tha avokati.

Vetëm dy ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim penal për pastrim parash për shoqërinë “Turgut Ozal Education". Krimi ekonomik i Policisë së Tiranës ka marrë në pyetje pak ditë më parë pronarët e rinj të këtij institucioni arsimor, pasi në tre vite janë konstatuar transaksione të dyshimta në shit-bletje pronash nëpërmjet Niptit të shkollës, si dhe derdhje parash që nuk korespondojnë në vlerat e shkollimit dhe numrit të nxënësve.

Dyshime se dhjetëra transaksione të dyshimta si financime të terrorizmit, kanë çuar seksionin e krimit ekonomik dhe drejtorinë e Pastrimit të Parave Tiranë, të përpilojnë një raport financiar mbi volumin e pagesave bankare, mbi tre shtetas turq, ish-pronarë të kolegjit “Turgut Ozal” që quhen Rahmi Tozduman, Davut Hancioglu, Adnan Hosoglu dhe Yakup Arslan.

Ky raport i është përcjellë prokurorisë së Tiranës për vlerësim hetimor, pasi kanë lindur dyshime se këto para po hyjnë në llogaritë e disa njerëzve turq, që janë të lidhur ngushtë me organizatën “FETO”,e cila në disa vende të botës, përfshirë dhe Turqinë, cilësohet si organizatë terroriste.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?