Politikë

Kolegji 'vulosi' 11 majin/ Logu: Nga farsë zgjedhore në institucionale! Balliu: Berisha të hapë rrugën, s’fitohet me të! Kuçana: PD duhet të riformatohet

24 Korrik, 22:38| Përditesimi: 25 Korrik, 07:18

  • Share

Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesat e PD për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 11 majit në Elbasan, Durrës e Fier. Me këtë vendimmarrje Kolegji mbyll sagën e ankimimeve të opozitës duke certifikuar zgjedhjet në të gjithë vendin.

Lidhur me këtë u diskutua edhe në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, ku Besart Logu, zv.drejtues i Departamentit të Drejtësisë në PD, deklaroi se u kalua nga farsë zgjedhore në atë institucionale.

‘Nga farsa zgjedhore kemi kaluar në farsë institucionale. Kam parasysh vendimmarrjet e KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor. Ne deri tani nuk kemi asnjë të proceduar në lidhje me krimet zgjedhore. PD sot është forcë e dytë dhe është parti negociuese me çdo faktor të brendshëm apo të jashtëm. PD rrezikonte të dilte edhe me 10 mandate. Berisha mundësoi që Berisha të jetë forcë e dytë dhe nëse ti i tradhton këta, Berisha e mbajti PD në lojë. 500 mijë vota me vulë apo pa vulë Berisha i mori.

Po të shohësh kodin penale në kapitullin për krimet korrupsioni në zgjedhje nuk është vetëm blerja e votës por edhe vkm për faljet e gjobave, këto PD i vlerëson parregullësi që kanë ndikuar në procesin zgjedhor’, tha ai.

Për avokaten Alesia Balliu, PD nuk fiton kurrë nëse në krye të kësaj partie është Sali Berishën. Balliu tha se Berisha duhet që të largohet nga drejtimi i partisë dhe duhet që të hapet gara brenda partisë për kandidat të tjerë për kryetar. 

‘Nuk është se kisha ndonjë pritshmëri Berisha flet çdo ditë për farsë elektorale, ai duhet që ti bëjë një analizë partisë. Kemi nevojë për një lidership të ri. me Berishën PD nuk fiton, ka ardhur koha që ai të iku dhe të hapet gara për të tjerët. Lidershipi duhet që të mbajë përgjegjësit e tija. Ai flet për farsë kur bëri farsë primaresh.

Nuk u futen njerëz që dolën fitues. Ligji është i barabartë jo disa të nënës dhe disa të njerkës. Çuni i Fari Balliut dhe Flamur Noka duhet që të japin dorëheqjen dhe ta marr mandatin ata që kanë qenë më të votuar, ku një ndër më të votuarit ishte Ilir Alimehmeti. Ai nuk është në Parlament se doktori do djalin e Fariut. Koha e Berishës në politikë ka mbaruar’, tha ajo.

Ilirjana Kuçana, kandidatja e PD në zgjedhjet e 11 majit në qarkun Durrës, tha se nuk garoi në zgjedhje për të dalë forcë e dytë. Ajo tha se PD ka nevojë për riformatim.

‘Kam qenë një kandidatë përballë bandave kriminale. kam qenë në zonën e shkozetit dhe ska qenë shumë e thjeshtë, unë kam qenë më shumë para SPAK për të denoncuar dhe asnjë nga këto kallëzime nuk është regjistruar. unë jam politikane e re që drejtësia për mua duhet të jetë e pavarur por kur mua s’më jep drejtësi. unë i kam kërkuar Dumanit që të vinte në Durrës, ata as telefonatave tona nuk u janë përgjigjur.

Unë jam futur në listë të hapur për të dal edhe deputete. Unë shkoj për të dal forcë e parë për ta nxjerr vendin nga ligjshmëria ku jemi. Ka ardhur koha të bërit politikë si në BE. Unë futem në atë kategori që kam qenë edhe me Bashën, kush ka komplekse nga e shkuara e vet nuk bëhet dot asgjë. Po e kemi ndjekur Bashën deri sa na zhgënjeu. PD ka nevojë për qasje të re dhe për riformatim por ne s’mund të hedhim poshtë të gjithë të shkuarën’, tha ai.

Gazetarja Daniela Maloku, tha se Kolegji i ‘vulosi’ zgjedhjet e 11 majit.

‘Kolegji përmbylli sot shqyrtimin e të gjitha ankimeve të PD dhe s’ka mundur që ta bind me argumente, mbase ka prova por janë të pamjaftueshme për Kolegjin për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve. Pra Kolegji sot i vuri vulën zgjedhjeve të 11 majit, pastaj pretendimet e PD do të vijojnë’, tha ajo.

Një koment e pati edhe për kontratën e PD me Chris LaCivita, për të cilën tha se duhet që të bëhet transparencë.

‘Kontratat e lobimit janë të ligjshme e dimë, por Berisha akoma s’ka bërë transparencë se sa ka kushtuar kjo kontratë me LaCivita. Por kur ngrihet një pikëpyetje, duhet bërë transparencë dhe kush janë donatorët për atë kontratën e lobimit ‘, tha ajo.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 25/07/2025 09:01

    Si riformatohet pd?? Ai stan atë bulmet ka thotë populli. Apo këta janë me parimin hiqja lenës e jepje prenës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?