Politikë

Ana Dajko shpallet deputete e Nismës Shqipëria Bëhet, Kolegji Zgjedhor mbyll sagën e përplasjes Lapaj-Shabani

25 Gusht, 07:49| Përditesimi: 25 Gusht, 15:43

  • Share

Ana Dajko, një 60-vjeçare nga Saranda që nuk është marrë kurrë me politikë, dhe që u kandidua fiktivisht në Tiranë, do të jetë deputetja e vetme e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kolegji Zgjedhor i vendosi vulën konfliktit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, duke mos dërguar në Kuvend as Lapajn më të votuarin e listës së hapur, dha as Kleana Xhuvelin, kushërirën e Lapajt nga lista e mbyllur.

Lapaj depozitoi një padi më 4 gusht në Kolegjin Zgjedhor, duke kërkuar mandatin si fitues i listës së hapur me votat preferenciale. Por sot, ai parashtroi një tjetër kërkesë, ku kërkonte që të lihej në fuqi vendimi i kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi më 23 korrik, që mandati t'i kthehej kushërirës së tij, Kleana Xhuveli. Me vendimin e sotëm, Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn dhe la në fuqi vendimin e KAS më 23 korrik, duke lënë deputete Ana Dajkon.

Deputetja është nëna e Vasil Dajkos, anëtar i kryesisë së “Shqipëria Bëhet”, dhe ishte renditur e para në listën e Tiranës, pjesë e marrëveshjes Lapaj-Shabani që e gjithë lista e mbyllur që u mbush me familjarë besnikë do të dorëhiqej. Dhe në Kuvend do të shkonte më i votuari i listës së hapur, siç rezultoi Adriatik Lapaj.

Rrugës përplasjet brenda koalicionit sollën ndryshime. Numri 9 i listës së mbyllur, Zeqir Kordhoni i afërm i Endri Shabanit, kërkoi të bëhej deputet. Në këto kushte për të mos e lënë mandatin tek njerëzit e Shabanit, edhe numri 4, Kleana Xhuveli, kushërira e Lapajt, kërkoi mandatin.

Ilirjan Celibashi i njohu dorëheqjet e tjera të listës së mbyllur, dhe shpalli deputete Kleana Xhuvelin, por KAS e rrëzoi vendimin, duke thënë se dorëheqjet nuk mund të pranohen, dhe mandati iu dha të parës në listë, Ana Dajkos.

Kolegji Zgjedhor dha vendimin final, duke mos ia plotësuar Lapajt kërkesën që mandati të shkonte tek kandidatja e 4-të, kushërira e tij, por ia la të parës, zonjës Dajko.

Në këtë mënyrë, rrugët që Lapaj të shkojë në Kuvend në shtator u mbyllën, pavarësisht se nisma e udhëhequr prej tij, mori mbi 60 mijë vota. Kjo ishte çështja e fundit e ngelur hapur nga 11 maji.

Pas këtij vendimi, pritet një mbledhje e Komisionit Rregullator në KQZ për të certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentar.

 

Ora 13:26
Kolegji Zgjedhor i dha mandatin, ja kush është Ana Dajko që do të hyjë në Kuvend si e vetmja përfaqësuese e Nismës Shqipëria Bëhet

1756121011_anadajko.jpg

Kjo është Ana Dajko, e vetmja që do të përfaqësojë Nismën Shqipëria Bëhet në Kuvendit. Kolegji Zgjedhor i dha mandatin 60-vjeçares, duke rrëzuar kërkesën e Lapajt, për t’i mbetur Kleana Xhuvelit.

Dajko është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko si dhe rezulton të jetë edhe kushërira e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm, ndërkohë që është e vetëpunësuar.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • O ca behet: 25/08/2025 20:27

    Me arsimin e mesëm u bë deputete kjo

    Përgjigju
  • Lala: 25/08/2025 16:44

    Ore a ka ndonje kriter te zgjidhesh deputet? Se Si shum analfabet hajduta e me shkoll te mesme Po ngrejn ksrtonin per ligjet.nard ndoka analfabet.termet peci xhepist kakavie Tani kjo shtepiakja e deshperuar.

    Përgjigju
  • Pelioni: 25/08/2025 13:46

    Na ishte një herë një "gjigand" që e kish emrin Lapi Lupi e që kur ky Lapi a Lupi të na bëhej deputet do bënte namin , por në fakt po bën veç nani pasi populli i bëri minë këtij e tash Lapi Lupi po bën detyrat në profesionin e tij ....

    Përgjigju
  • Lapanjozi Lapaj: 25/08/2025 13:32

    Hahahahahaha estrade e ballshit, cirku patosit u be ky mhb

    Përgjigju
  • Lenti: 25/08/2025 12:45

    Hahaha mbeti fisi Lapaj pa mandat hahaha

    Përgjigju
  • Oreo: 25/08/2025 11:51

    Hahahahahah po tani o Lapaj, ngele si peshku pa uje. Shko ngrohu ne diell o i mbaruar!!!

    Përgjigju
  • Plehu Llapush: 25/08/2025 10:39

    O Lapaj, o langaraq. Nje qen te ngordhur do marresh ti dhe kusherira jote. Mandatin e meritkn Zeqo Kordhoni e jo nje mashtrues tipik si puna e jote. Ptuuu zagar i poshter!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?