Gjatë mbledhjes së Kolegjit Zgjedhor

Politikë

Kolegji Zgjedhor rrëzon opozitën për qarkun e Shkodrës dhe Korçës! Vuloset rezultatin i zgjedhjeve të 25 prillit! Përfaqësuesi i LSI: Nuk jemi tërhequr nga beteja

10 Qershor 2021, 11:40| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 16:59

  • Share

TIRANË-Kolegji Zgjedhor ka dhënë vendimin për një tjetër qark, rezultati i të cilit është ankimuar nga Partia Demokratike. Gjykata rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe të LSI-së që kërkonin shpalljen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës dhe të Korçës.

Kolegji Zgjedhor e ka konsideruar këtë padi të bërë nga palët politike si të pa mbështetur në ligj dhe pretendimet e tyre i ka konsideruar të pabazuara në fakte konkrete. 

Më herët Kolegji nuk pranoi kërkesën e LSI-së për shtyrjen e seancës së sotme, si të pabazuar në prova dhe në ligj me arsyetimin se shkaku i parashtruar nuk është shkak ligjor që justifikon shtyrjen e seancës ligjore. Sipas Kolegjit LSI kishte dije për këtë seancë dhe ta përcaktonte një përfaqësues. Ndërkohë përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj, tha se mungesa në seancat për shqyrtimin e ankimimit të PD e LSI, nuk është tërheqje nga beteja.

Pas Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës, Kolegji Zgjedhor mbylli dy ditë më parë procesin e ankimeve edhe për Qarkun e Tiranës. Me refuzimin e kërkesës së PD për pavlefshmëri Kolegji Zgjedhor  'vulosi' sot edhe rezultatin e Qarkut më të rëndësishëm, që u bë i katërti nga 9 qarqe të ankimuara në Kolegj. 

Gjithashtu më herët Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD për përjashtimin 7 gjyqtarëve, nga 8 që janë në total, nga procesi i shqyrtimit të padive për 25 prillin.

Ora 17:00
Mungoi në seancën për Shkodrën, përfaqësuesi i LSI: Nuk kemi braktisur betejën dhe nuk jemi tërhequr

Pas rrëzimit të ankimimeve të PD e LSI për Shkodrën dhe Korçën, përfaqësuesi i LSI, Altin Kaziaj ka reaguar lidhur me mungesën në seancën e orës 11:00. Ai sqaroi se mungesa në seancat për shqyrtimin e ankimimit të PD e Lsi, nuk është tërheqje nga beteja.

“Dua të informoj opinionin publik se ditën e sotme LSI ka dërguar një shkresë lidhur me shtyerjen e seancës për Qarkun e Shkodrës për shkak të pamundësisë për të qenë në këtë seancë, nuk jemi tërhequr nga rruga për ti shkuar deri në fund këtij procesi zgjedhor, ndonëse vendimet e Kolegjit nuk kanë qenë në përputhje me ligjin, e pa asnjë surprizë vendosën të rrëzon  kërkesat e PD-AN dhe LSI, e po pa surpriza do jenë edhe vendimet për qarqet e mbetura Fieri dhe Elbasani.”, tha Altin Kaziaj.

Ora 13:04
Kolegji Zgjedhor merr vendim, rrëzon Partinë Demokratike edhe për Shkodrën

1622790438_kolegji696x393.jpg

Kolegji Zgjedhor ka dhënë vendimin për një tjetër qark, rezultati i të cilit është ankimuar nga Partia Demokratike. Gjykata rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike që kërkonte shpalljen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës.

Kolegji Zgjedhor e ka konsideruar këtë padi të bërë nga palët politike si të pa mbështetur në ligj dhe pretendimet e tyre i ka konsideruar të pabazuara në fakte konkrete.

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor ka reaguar edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu i cili thotë se sot patën mundësi që të shihni se si u refuzua e drejta e demokratëve për të bërë trasnparencë në qarkun e Shkodrës. Logu shton më tej se deputetët që do të vijnë në shtator në Kuvendin e Shqipërisë si rezultat i blerjes së votës.

'Edhe sot patët mundësi të shihni që u refuzua e drejta e demokratëve për të bërë transparencë në qarkun e Shkodrës, i cili është një nga rastet më flagrante sesi blerja e votës ka diktuar vvullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit. Ne kemi deputetë që do vijnë në shtator në Kuvendin e Shqipërisë si rezultat i blerjes së votës, bashkëpunimit me krimin, falë parave të krimit. I kërkuam edhe sot Kolegjit që të paktën për Shkodrën të merreshin informacione lidhur me paditë tona në SPAK, por Kolegji Zgjedhor vendosi të mos bëjë transparencë dhe drejtësi zgjedhore.'- u shpreh Logu.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?