Qerim Ismailaj

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për çregjistrimin e tij, Qerim Ismailaj zyrtarisht në garë për kreun e bashkisë Mallakastër

24 Prill 2023, 19:10| Përditesimi: 24 Prill 2023, 19:52

  • Share

Kolegji Zgjedhor ka konfirmuar Qerim Ismailajn si kandidat të PS-së për bashkinë e Mallakastrës. PD ankimoi vendimin e marrë nga KAS në 19 prill, ku emri i Ismailajt u la në fletën e votimit. Ndërsa me vendimin e ditës së sotme, Kolegji Zgjedhor cakton përfundimisht se emri i Ismailajt do jetë në fletën e votimit për garën e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

PD kërkoi çregjistrimin e tij me argumentin se ishte dënuar me 6 muaj burg nga gjykata për falsifikim dokumentesh dhe për këtë arsye është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Ndërsa përfaqësuesi i kandidatit të PS, avokati Andi Skënderi tha se dënimi për Ismailajn ishte konvertuar në orë punë publike dhe se Qerim Ismailaj nuk shkelte ligjin për të kandiduar. 

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar në muajin shkurt nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim që iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ismailaj është dënuar nga GJKKO për falsifikim dokumentesh, pasi ai ka rezultuar i dënuar më parë në Greqi, pasi ka rrahur një person në vitin 1999. Ismailaj nuk e kishte deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit, por ka thënë se s’ka qenë në dijeni të këtij dënimi në Greqi. Ka qenë vetë Partia Demokratike që ka denoncuar dënimin e Ismilajt në Greqi, që më pas u zbulua nga përgjigja e letër porosisë greke.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?