Kolegji Zgjedhor

Politikë

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në, lë në fuqi vendimin e KAS për votën e diasporës në Greqi! Më herët edhe Celibashi urdhëroi numërimin

16 Maj, 16:25| Përditesimi: 16 Maj, 16:31

  • Share

Tiranë- Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të KAS për votën e diasporës në Greqi, pas ankimimit të PS-së.

Më herët edhe Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ urdhëroi numërimin e 53 mijë zarfeve, pasi nga verifikimet nuk u gjetën parregullsi në proces dhe kuti.

Komisioni i Ankesave (KAS) e pranoi kërkesën e PS për numërimin e votave të diasporës në Greqi, që ishin bllokuar me një vendim që u shpall i paligjshëm të komisionerit Ilirjan Celibashi.

KAS vendosi që numërimi i votave të emigrantëve të Greqisë të bëhej dhe të rrëzohej pretendimi i Partisë Demokratike për parregullsitë.

Por selia blu ka vijuar betejën e saj për bllokimin e votës së diasporës në Greqi. Kërkesa është dorëzuar nga avokati i PD-së, Marash Logu dy ditë më parë.

Ajo ka ankimuar vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor, ku kërkon që të shfuqizohet dhe të mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm i kryekomisionerit Celibashi.

KAS konstatoi se akti i kryekomisionerit ka karakter normativ nënligjor, por sipas ligjit, kompetenca për miratimin e akteve të tilla i përket ekskluzivisht Rregullatorit të KQZ-së. Ky i fundit ka miratuar më herët rregullat e plota për administrimin e votave nga jashtë me vendimin nr. 22, datë 20.03.2025 dhe vendimin nr. 33, datë 08.05.2025, të cilat përfshijnë çdo hap të procesit nga dorëzimi, hapja dhe verifikimi i kutive, deri te numërimi dhe vlerësimi i votave.

Vendimi i djeshëm i KAS erdhi pas kërkesës së depozituar nga PS që kundërshtonte aktin e kryekomisionerit Celibashi për të veçuar zarfet e ardhura nga Greqia pas kërkesës së Partisë Demokratike.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?