Kolegji Zgjedhor urdhëron përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit. Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e cila shqyrtoi ankimin e kandidatit Shkëlqim Hoxha dhe koalicionit “Berisha-Meta”.
Kërkesa e dy palëve paditëse, për shpalljen e pavlefshme të tabelave të rezultateve të zgjedhjeve vendore në Rrogozhinë, ishte rrëzuar nga KAS në datën 6 qershor.
Një prej argumenteve të ankimit në KAS dhe në Kolegj, ishte kutia e votimit të qendrës nr.2224/01, në burgun e Rrogozhinës, ku përfaqësuesit e koalicionit Berisha-Meta pretenduan se nga 80 fletë votimi, vetëm, 15 ishin të vlefshme. Si pasojë e pretendimeve për parregullsi, votat e Rrogozhinës u rinumëruan në KAS, ku rezultoi se kandidati socialist Edison Memolla kishte 5129 vota dhe kandidati rival, 5108, me vetëm 21 vota diferencë.
Diferenca prej 21 votash rezultoi vetëm pas rinumërimit, pasi rezultati i shpallur nga KZAZ i ndante dy kandidatët me 30 vota.
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e votimeve në Rrogozhinë, pritet që brenda 4 javësh të caktohet data e zgjedhjeve të reja lokale atje. Kjo datë sipas kodit zgjedhor përcaktohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
S'do ketë ripërsëritje në Belsh
Ndërsa u rrëzua nga ana e Kolegjit Zgjedhor kërkesa e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë e Belshit. Në rezultatet e Belshit ishte 48 vota diferencës mes kandidatit fitues të PS-së dhe atij të BF-së dhe kutia e votimit në burg kishte vetëm 29 vota në total.Ankimi për bashkinë e Kamzës do të shqyrtohet ditën e hënë.
Cilat ishin kërkesat e koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ për Rrogozhinën
1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore nr.80, datë 23.05.2023, të depozituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
2. Ndryshimin e vendimit nr.531, datë 18.05.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve“Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj2023”, sipas tabelës përmbledhëse të miratuar me vendimin e ndërmjetëm të KAS të datës05.06.2023. Data: 06.06.2023 Nr: 174 Ora: 12:15 “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.80, datë 23.05.2023 të depozituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë””.
3. Rrëzimin e kërkesës për mospërfshirjen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve përzgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, të rezultatit të zgjedhjeve për Qendrën e Votimit nr. 2224/01, IEVP Rrogozhinë.
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ për shpalljen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në Belsh.
Me diference prej 19 votash zgjedhjet duhet te perseriten dhe ne Himarë mbasi ka blerje votash nga bf.
PërgjigjuShume e parregullt ky vendim nga kolegji zgjedhor , kandidati i Bashke Fitojme Hoxha ka blere votat te denohej ky veprim i tij , pasi eshte “””””Bleres Votash “”””
PërgjigjuNè Rrogozhinè funksionoka ligji. Vetèm nè Himarè jo,,sepse aty, nuk ka kush tè ankohet.!!!
Përgjigju