Politikë

Kolegjin Zgjedhor nis nesër me Gjirokastrën! KAS të hënën jep vendimet për tre qarqet e fundit

30 Maj 2021, 12:52| Përditesimi: 30 Maj 2021, 12:54

  • Share

Kolegji Zgjedhor do të nisë nesër shqyrtimin e ankimimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit. E para që do të kalojë në filtrin e organit më të lartë të shqyrtimit të çështjeve zgjedhore është Gjirokastra.

PD, LSI dhe Kandidati i pavarur Kreshnik Merxhani, ankimuan vendimin e KAS për këtë qark në Kolegj, pasi sipas tyre zgjedhjet u shoqëruan me shkelje që çojnë në pavlefshmëri të tyre, ndaj duhet të ripërsëriten.

Ndërkohë po nesër Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të japë vendimet për 3 qarqet e fundit Korçën, Elbasanin dhe Fierin, duke përmbyllur kështu shqyrtimin e të gjitha ankesave që i dorëzuan në tryezë partitë politike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?